Ngjarja tronditëse pas nofkës 'Noti' - Labi thotë se fëmija ka qenë duke iu mbytur në deti në vitin 2006

Foto: Instagram
Labinot Rexha ka pasur një përplasje të ashpër me Londrim Mekajn gjatë javës që lamë pas në Big Brother VIP.
Atij i ka penguar nofka 'Noti' që i ka thënë Londrimi pasi ka një ngjarje që lidhet me të.
I njëjti tha se djali i tij ka qenë duke u mbytur në deti në Francë në vitin 2006.
Pas kësaj, këngëtari theksoi se e gjithë familja kanë fobi nga uji, pas kësaj traume që kanë përjetuar.
"Kjo ka ndodhur në vitin 2006, kemi fobi gjithmonë nga uji", tha ai ndër tjerash.
E për këtë pati aludime nga banorët e opinionistët, të cilët në një formë nuk i besuan për këtë.
Ndër tjerash, artisti ua bëri me dije se nuk dëshiron që ta thërrasin me këtë nofkë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/12/2025
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































