LAJMI I FUNDIT:

“Ngjarje historike”, Gjermania fillon me vendosjen e trupave të saj në Lituani – hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore

“Ngjarje historike”, Gjermania fillon me vendosjen e trupave të saj në Lituani – hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore

Udhëheqësit lituanez përshëndetën një “ngjarje historike”, pasi Gjermania të hënën filloi vendosjen e trupave në vendin baltik – një anëtar i NATO-s – duke shënuar herën e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që forcat gjermane do të stacionohen jashtë vendit në një bazë.

Dhjetëra ushtarë mbërritën në Lituani, duke ndërtuar bazën për 150 tjerë për t’u bashkuar me ta më vonë këtë vit. Numri i trupave të dislokuara pritet të arrijë në 5 mijë deri në fund të vitit 2027, transmeton Telegrafi.


“Kjo është hera e parë që ne kemi stacionuar një njësi të tillë jashtë Gjermanisë”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius në Berlin në një ceremoni lamtumire për komandën paraprake të brigadës lituaneze-gjermane, sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa.

Pistorius e quajti atë “një ditë të rëndësishme për ushtrinë gjermane”.

Në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, ministri i Mbrojtjes, Laurynas Kasciunas, tha se masa ishte “një shembull i shkëlqyer” për të gjitha vendet në krahun lindor të NATO-s, në kufirin me Rusinë dhe aleatin e saj, Bjellorusinë.

“Do të krijojmë një arkitekturë të tillë mbrojtjeje dhe parandalimi që asnjë kundërshtar nga lindja nuk do të mendojë as për testimin e Nenit 5 të NATO-s”, u tha ai gazetarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një "straight" mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori