Amir Rrahmani shënon gol fantastik për Napolin

Napoli është duke fituar 1-0 ndaj Veronas në kuadër të xhiros së fundit (38) në Serie A.
Napolitanët e filluan më mirë pjesën e dytë, duke arritur që të shënonin golin e epërsisë.
Ishte Amir Rrahmani që kaloi në epërsi Napolin në minutën e 61-të, duke i dhënë shpresë skuadrës së tij për një vend në Ligën e Kampionëve.
Ky ishte goli i parë i reprezentuesin e Kosovës në fanellën e skuadrës italiane, e që mund të jetë vendimtar në këtë edicion. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































