Sundimi i dobët i ligjit në Kosovë vazhdon ta pengojë reduktimin e humbjeve në rrjetin energjetik të Kosovës.
Përkundër suksesit modest të shënuar viteve të fundit, niveli i humbjeve në rrjet vazhdon të jetë dukshëm më i lartë sesa normat e lejuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Bazuar në të dhënat e siguruara nga burime brenda sektorit energjetik, humbjet në rrjet – që ndodhin edhe për shkak të keqpërdorimin të energjisë elektrike – janë rreth 24 për qind.
Sipas ZRRE-së, që është autoritet që përcakton tarifat vjetore të energjisë, humbjet në rrjetin që menaxhohet nga KEDS nuk duhet të tejkalojnë vlerën e 16.9 për qind.
Sipas këtyre të dhënave, humbjet në rrjet në vitin 2013 arrinin në mbi 31 për qind, për t’u përmirësuar me më pak se 3 për qind një vit më vonë.
Kurse, në vitin 2015, humbjet ishin në mbi 26 për qind.
Vlerësohet se qytetarët që kyçen ilegalisht në rrjetin energjetik përfitojnë nga sundimi i dobët i ligjit, sepse edhe në rastet kur identifikohen kyçjet ilegale, ato nuk mund të ndërpriten deri në përfundimin e proceseve gjyqësore.
Ka raste kur proceset gjyqësore zgjasin vite të tëra derisa të merret një vendim.
Distriktet më problematike në Kosovë konsiderohet se janë Peja, Prishtina, dhe Gjakova, ku humbjet në rrjet arrijnë deri në 30 për qind.
Kurse, për shkak të rrethanave politike, në pjesën veriore me shumicë serbe, energjia elektrike e shpenzuar nuk faturohet fare.
Për shkak të mënyrës se si bëhet vendosja e çmimit të tarifave nga ZRRE, humbjet në rrjet prekin edhe xhepin e konsumatorëve të rregullt të energjisë elektrike.
ZRRE merr parasysh edhe shpenzimet dhe investimet që bëhen nga akterët e përfshirë në sektorin energjetik, siç janë kompanitë e licencuara KEDS, KESCO, KEK, KOSTT, si dhe vetë bilancin e ZRRE-së, të cilat analizohen në mënyrë periodike.
Në këto kushte, njëra nga këto kompani të licensuara, KEDS, që menaxhon rrjetin energjetik, humb rreth 10 milionë euro në vit për shkak të humbjeve që ndodhin në rrjet. Rrjedhimisht, këto shpenzime në fund merren parasysh nga ZRrE kur caktohen tarifat vjetore. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Romanca në detin Adriatik me oferta ekskluzive për Shën Valentin nga Grand Blue Fafa
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri