LAJMI I FUNDIT:

I ngatërruan Lamborghinin, shqiptari nga Kosova arrestohet në doganë dhe i marrin veturën

I ngatërruan Lamborghinin, shqiptari nga Kosova arrestohet në doganë dhe i marrin veturën

Emisioni “Stop” në Tv Klan këtë të mërkurë ka trajtuar denoncimin e një qytetari nga Kosova, i cili u arrestua në Morinë në Korrik të këtij viti dhe Prokuroria po vijon t’i mbajë makinën të bllokuar.

Bëhet fjalë për Labinot Ramadanin, i cili prej vitesh jeton në Zvicër dhe zotëron një makinë të markës Laborghini.

Ramadani si çdo verë edhe këtë sezon preferoi të vinte në vendlindjen e tij për pushime, por u ndalua në doganën e Morinës pasi policia dyshonte se makina e tij ishte e vjedhur. Oficerët e kufirit i kishin thënë atij se makina ishte denoncuar në Interpol dhe se ai do arrestohej dhe mjeti do të mbahej i bllokuar.


Teksa kishin shkruar për verifikim në Pikën Doganore, Labinot Ramadani nuk u lejua më të dilte prej andej dhe u dërgua në qeli, ndërsa familja e tij për më shumë se 5 orë qëndroi në diell pa asnjë informacion.

Motra e tij Eranda Ramadani, është shprehur se vëllai i saj makinën e zotëron prej katër vitesh dhe ka ardhur dhe herë të tjera në Kosovë, por nuk është ndaluar.

“Stop” investigoi mbi këtë rast dhe mëson nga punonjësit e policisë së Morinit, se për makinën kishte një njoftim nga Interpol Roma, por pas verifikimit rezultoi, se bëhej fjalë për një lapsus.

Policia kufitare Morinë:  Ca problemi keni?

Gazetari: Jam Genc Angjellari i emisionit “Stop”! Po interesohem për një rast të një shtetasi kosovar, i cili është ndaluar me 27 korrik këtu në pikën doganore, vinte nga Kosova me Lamborghini, për të kaluar pastaj në rrugë detare, për të shkuar në Basel, ashtu siç kishte bërë kthimin. Është ndaluar këtu me pretendimin, që makina ishte e vjedhur. Është arrestuar dhe ai. Gjë e parë erdha këtu, për të pyetur, çfarë ka ndodhur, një informacion, pse është bllokuar, ku erdhi informacioni, a si, qysh, tek? Se tjetri është në burg, po bën 1 muaj aty.

Gazetari: Ti ke qenë në shërbim atë ditë?

Policia kufitare Morinë: Po!

Gazetari: I lanë dhe fëmijët me gruan, gjynah..,,nuk mund të….?

Policia kufitare Morinë: Kur është, kur është makina me problem, s’është çështje e fëmijëve atje.

Gazetari: Po nuk është me problem, se ka hyrë nga Durrësi, ka hyrë prapë këtu te ju, ka shku…

Policia kufitare Morinë: Varet, kur është shpall ajo.

Gazetari: Jo, s’është shpall.

Policia kufitare Morinë: Nuk e kam idenë për…, si rast konkret.

Gazetari: Është në sistem ajo, që ishte e vjedhur?

Policia kufitare Morinë: Kështu pretendojnë të tjerët, se nuk kam unë… po të kisha qenë atë ditë…

Këtë saktësim Dogana Morinë ia ka përcjellë në 4 gusht, prokurores së çështjes në Kukës, Farie Vata, e cila kishte regjistruar veprën penale ndaj Labinot Ramadanit, duke e arrestuar këtë të fundit. E megjithëse ka informacionin e nevojshëm Farie Vata, mban prej tre javësh Labinotin të arrestuar dhe makinën e tij të bllokuar.

Gazetari: Domethënë sot erdhi ajo, që tregon, që makina është…

Prokuroria Kukës: Sipas informacionit, deri me datë, shkresa e sotme thotë kështu: deri me datë 13.08. nga verifikimet tona, nuk rezulton në kërkim.

Gazetari: Perfekt!

Prokuroria Kukës: Fjalë për fjalë të paktën kshu, deri me datë 13.08, mund të jetë me 14, futet ajo ndoshta në sistem, po deri me datë 13.08, Interpoli thotë: nuk rezulton në kërkim.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori