Një vajzë është bërë sensacion për faktin se pasi kishte “ngecur” në tualet kishte tentuar të “hap” murin – duke menduar se është dera.
Giorgia nga Newcastle i Britanisë së Madhe, ka shpërndarë videon ku shihet duke tentuar të shtyjë murin, pasi ishte e bindur se bëhej fjalë për derë, transmeton Telegrafi.
Videoja që u shpërnda është bërë virale dhe ka marrë mijëra pëlqime, për faktin se 21-vjeçarja kishte ngatërruar murin me derë.
“Nëse ndonjëherë jeni ndjerë si budalla, atëherë më shikoni mua si kam tentuar të dalë nga tualeti përmes murit”, tha Giorgia në videon e publikuar në TikTok.
Ajo ishte e bindur se ka mbetur e “ngujuar” në tualet, dhe se ngjyra e murit ishte e ngjashme me atë derës dhe për këtë tentoi ta hapë. /Telegrafi/
@gigiwils0nCEO of ditzy♬ original sound – GIGI