LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohet inflacioni gjatë muaji mars në Eurozonë

Ngadalësohet inflacioni gjatë muaji mars në Eurozonë

Inflacioni në 19 vendet që ndajnë euron, u ngadalësua papritmas gjatë muajit mars, duke shtuar presionet te Banka Qendrore Evropiane për të mbajtur më gjatë stimujt monetarë.

Në këtë muaj inflacioni u ngadalësua në 1.4 për qind, poshtë pritshmërive të tregjeve dhe objektivit të Bankës Qendrore Evropiane që ishte 2 për qind. Duke shtuar shqetësimet, inflacioni bazë që përjashton çmimet e luhatura të energjisë dhe ushqimit të papërpunuar, u ngadalësua në 1 për qind, gjë që është niveli më i ulët që prej muajit prill 2018.

Pavarësisht se pagat janë rritur dhe punësimi ndodhet në nivel rekord të lartë, çmimet e konsumit kanë qëndruar të dobëta duke ngritur dyshime mbi aftësinë e bankës për të kontrolluar inflacionin.


Presidenti i BQE-së, Mario Draghi, ka parashikuar prej kohësh një rritje të inflacionin, por të dhënat zhgënjyese kanë bërë që Banka Qendrore të kërkojë më shumë kohë në arritjen e objektivit.

Rënia e inflacionit bazë mund të rimëkëmbet muajin e ardhshëm, pasi ekonomistët e kanë fajësuar këtë ndaj faktorëve sezonalë, pasi mund të vijë një rritje e çmimeve gjatë pushimeve për pashkët.

Pavarësisht se Banka Qendrore Evropiane përfundoi programin e blerjes së obligacioneve prej 2.6 trilionë euro në fund të vitit të kaluar, institucioni ka vonuar planet për të rritur normat e interesit. Komponenti i energjisë ishte i vetmi me rritje të shpejtë në muajin mars me 5.3 për qind me bazë vjetore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori