Policia ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy djem të mitur.

Rasti ka ndodhur të premten, rreth orës 15:00.


"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka ngacmuar seksualisht dy viktimat meshkuj kosovarë-të mitur.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajte, rasti nën hetime./Telegrafi/