LAJMI I FUNDIT:

Nga vrasjet dhe masakrat, te largimi për të mbijetuar: Elizabeta Ejupi, refugjatja që tani po shkëlqen në futboll, rrëfen ikjen nga Kosova dhe jetën e re në Angli

Nga vrasjet dhe masakrat, te largimi për të mbijetuar: Elizabeta Ejupi, refugjatja që tani po shkëlqen në futboll, rrëfen ikjen nga Kosova dhe jetën e re në Angli

Udhëtimi i mesfushores së Charlton, Elizabeta Ejupi, tani 24 vjeçe, fillon diku mbi 1,500 kilometra larg nga vendi ku jeton tani.

Pas një kërkimi me ‘Google Maps’, e kupton se sa larg është vendin nga vjen ajo, pasi udhëtimi zgjatë 27 orë. Me aeroplan, tri orë.

Në moshën trevjeçare, Ejupi zbriti nga aeroplani që e kishte transportuar atë, prindërit e saj dhe vëllain e saj më të madh, për në Londër, larg Kosovës, që ishte në luftë.


“Kishte masakra, vrasje. Ne u larguan për të mbijetuar”, shpjegon Ejupi.

Familja e saj u arratis, duke bërë kështu që Elizabetën ta kursejnë nga një fëmijëri e tmerrshme dhe e papërshkrueshme.

Në mes të shkurtit 1998 dhe qershorit të vitit 1999, lufta shpërtheu në mes Republikës Federale të Jugosllavisë – RFJ, që përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi – dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kërkonin të ndanin Kosovën nga RFJ dhe u mbështetën nga NATO, shkruan ‘The Telegraph’.

Pamje kur familja arriti në Angli

Ndërhyrja e NATO-s u pasua pas dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës.

Në vitin 2001, një Gjykatë Supreme e administruar nga Kombet e Bashkuara vendosi që trupat serbe nuk kishin kryer gjenocid kundër shqiptarëve etnikë, pasi kishin pasur për qëllim zhvendosjen dhe jo shkatërrimin, por krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës kishin ndodhur në këtë luftë.

Aty ishin vrasjet, përdhunimet, zjarrvënie dhe keqtrajtimet të rënda.

Që atëherë është vlerësuar se 13,517 njerëz u vranë ose u zhdukën gjatë konfliktit, dhe me rreth 1.45 milion shqiptarë të Kosovës u zhvendosën.

Elizabeta në aksion

E ëma e Elizabetës ishte ende duke studiuar në universitet, kur familja u arratis.

“Ata u desh të linin gjithçka”, shpjegon Ejupi në intervistën e saj për ‘The Telegraph’.

“Kushërinjtë dhe xhaxhallarët e mi shkuan në Gjermani. Tani keni kosovarë në Zvicër, në Amerikë – ata janë kudo për shkak të asaj lufte. Nuk mund të bëje asgjë…  Thjesht duhet t’i thoshe gjysmës së familjes: lamtumirë dhe të ikje”.

Ajo thotë se ikjen e kujton pak, pasi ishte e vogël, por nuk mungojnë kujtime të fëmijërisë, duke luajtur duke qenë një fëmijë, trevjeçar.

Ata arritën në Maqedoni, ku NATO kishte aranzhuar avionë për të transportuar refugjatët në Angli dhe ajo mbërriti në Londër.

Elizabeta, kur luante te Aston Villa

“Ishim një familje e qetë dhe e re me fëmijë të vegjël. Mund të kemi pasur përparësi. Mbaj mend nënën dhe babanë duke thënë se nga aeroplani shihnin poshtë dhe shihnin vetëm drita, ishte natë. Ata e panë qytetin dhe menduan, ku jemi? Ata ishin të rinj 22, 23 vjeç – kur kjo po iu ndodhte. Ata kishin me vete dy fëmijë. Kur ata arritën këtu, filluan ta rindërtojnë një jetë të re për veten e tyre”, vazhdon rrëfimin Elizabeta.

Por, çfarë mendonte Elizabeta, në atë kohë? Mendova se po shkoj në një festë, se ishim larguar për pak kohë”, thotë ajo.

“Ishte një aventurë”.

Ajo shpejt e kuptoi se nuk ishte aq e thjeshtë dhe peripecitë në fillimet e saja në Angli.

“Kisha një pengesë të madhe gjuhësore në fillim. Shkoja në çerdhe dhe thjesht nuk mund të flisja anglisht. Nuk mund të thosha asgjë”.

Rikthimi në Charlton

“Shikonim lajmet në televizor rreth situatës në Kosovë. Mamaja ime gjithmonë përpiqej të kapte diçka rreth familjes së saj, sepse ata ishin të gjithë atje. E kujtoj vazhdimisht duke u përpjekur të flasë me njerëzit e saj”.

Ishte futbolli që e nxori në pah dhe i siguroi asaj një të ardhme më të mirë, duke e parë të kaluarën.

“Ishte më e lehtë që të bëja miq përmes futbollit, sepse nuk keni nevojë të flisni shumë”, thotë Ejupi.

“Ju vetëm duhet ta goditni topin”

Ajo u rrit në Qendrës së Ekselencës së Charltonit (akademia e njohur angleze), ndërsa e kreu edhe shkollën për psikologji në Nottingham.

Elizabeta kaloi një sezon në Aston Villa, para se të kthehej në Charlton, në këtë verë.

Ekipi i femrave të Charlton Athletic

Ajo përfaqëson Shqipërinë dhe ka zhvilluar tri ndeshje. Familja e saj e kujton të kaluarën me krenari dhe e viziton Kosovën çdo verë.

“Ka këngë që dolën pas luftës dhe babai im ende i këndon ato”, thotë ajo.

“E dëgjoj atë duke kënduar, dhe kanë të bëjë me largimin dhe humbjen e shtëpisë. Është diçka që ata do të mbajnë në zemër për të gjithë pjesën e mbetur të jetës së tyre”.

“I kam pyetur kushërinjtë e mij se çfarë u ka ndodhur atyre. Ata më tregojnë se si nuk kanë mundur të ikin si ne dhe janë fshehur maleve”.

“Ne kurrë nuk kemi menduar se është e kaluara jonë dhe duhet ta lëmë. Ne kemi lëvizur prej saj, por ne ende i njohim rrënjët tona, kulturën tonë. Ne ende e kemi atë në jetën tonë”, përfundoi rrëfimi i Elizabeta Ejupit për ‘The Telegraph’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor

"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit

Përfaqësueset
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset
Kalo në kategori