Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) edhe në vitin e ardhshëm do të zgjerojë mbështetjen për fermerët përmes subvencionimit. Fillimisht, është marrë vendim për të futur në skemën e subvencionimit disa kultura të reja dhe po shqyrtohen mundësitë për të përfshirë edhe të tjera për të cilat po finalizohen analizat e prodhimit dhe të tregut.
Këtë gjë e ka konfirmuar ministri Memli Krasniqi, për Telegrafin. Ai ka thënë se kjo po bëhet për të zhvilluar prodhimin primar në vend, e i cili ju shërben edhe sektorëve të përpunimit.
“Në diskutim edhe me ekspertët tanë, por edhe me fermerë e biznese të ndryshme, kemi vendosur që nga viti i ardhshëm të subvencionojmë edhe kultivimin e thekrës që kohëve të fundit edhe në vendin tonë po gjënë përdorim më të madh në industrinë e ushqimit, e po ashtu edhe elbin që është produkt i rëndësishëm në prodhimtarinë e birrës”, theksoi ministri Krasniqi.
Ai ka bërë me dije se subvencionimi nga viti i ardhshëm do të jetë nga 100 euro për hektar, për të shqyrtuar mundësinë që vitet e ardhshme të rritet shuma e subvencionimit, gjithnjë duke parë edhe interesimin e fermerëve për kultivimin e këtyre kulturave.
Krasniqi thotë se do të ketë rritje edhe të subvencionimit për kultura që tashmë mbështeten. “Ne, këtë vit e kemi rritur subvencionimin për gati të gjitha kulturat bujqësore dhe këtë trend do ta ruajmë, pasi që ka nevojë dhe janë treguar rezultate pozitive në rritjen e prodhimtarisë”, deklaron ministri.
Bujqësia konsiderohet si një prej sektorëve më të rëndësishëm për zhvillim ekonomik dhe punësim në vend. Këtë vit janë dhënë vetëm nga ministria mbi 40 milionë euro mbështetje direkte për fermerët, përmes granteve dhe subvencioneve. Nga 20 milionë euro grante priten investime në rreth 400 ferma dhe biznese përpunuese, e të cilat do të hapin rreth 2500 vende të reja pune. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare