Nga udhëtimet luksoze, deri te çokollatat me kanabis – dhuratat 100 mijë dollarëshe që do t’i marrin të pranishmit në ‘Oscars 2019’

Ceremonia prestigjioze e ndarjes së çmimeve Oscar do të zhvillohet në orët e para të të hënës (me kohën tonë), ndërsa edhe këtë vit, të nominuarit dhe të famshmit tjerë të pranishëm do të marrin nga një qese me dhurata për shkak të prezencës së tyre në këtë eveniment.
Qeset me dhurata, të cilat mbajnë emrin “Everyone Wins”, tradicionalisht i ndaj agjencia e marketingut Distinctive Assets nga Los Angelesi, ndërsa kësaj radhe janë tejet kreativë.
Mes tjerash, aty do të ketë pe për pastrimin e dhëmbëve, furça fluoreshente për tualet që shkëlqen në errësirë, trëndafil që ndryshon ngjyrën, qerpikë artificialë luksozë, si edhe çokollatë me kanabis.

Duke qenë se në Kaliforni është legalizuar marihuana (për përdorim shëndetësor dhe të rekreacionit), ndër dhuratat do të jetë edhe një kartelë e anëtarësimit vjetor për Klubin e Dashamirëve të Marihuanës.
Në kuadër të dhuratave përfshihet edhe qëndrimi dyditor në San Marcos të Kalifornisë, darkat luksoze, fitnesi me trajnerë privatë, si edhe shumë produkte kozmetike. Ndërsa, sipas Forbes, vlera totale e dhuratave është 100.000 dollarë (88.140 euro).
Lash Fary, themeluesi i agjencisë Distinctive Assets, ka sqaruar se qëllimi nuk është që t’i lënë dikujt përshtypje përmes çmimit të dhuratave, por për të vlerësuar dhe shpërblyer talentin hollivudian me dhurata argëtuese që shkaktojnë gëzim.

Në mesin e dhuratave të shtrenjta, janë edhe udhëtimet luksoze në Halkidiki të Greqisë, në Islandë apo Kosta Rikë, si edhe pikturat artistike.
‘Academy Awards 2019’ zhvillohet të dielën mbrëma më 24 shkurt (në orët e para të të hënës me kohën tonë, ndërsa fillimi i ndarjes së çmimeve pritet të jetë rreth orës 2:00 të mëngjesit).
Spektakli i ndarjes së çmimeve pritet të zgjatë deri në tre orë, ashtu që pritet të mbarojë rreth orës 5:00 të mëngjesit me kohën tonë. Sidoqoftë, këtë vit mund të zgjasë pakëz më shumë kur kihet parasysh se do të ndahen 24 çmime dhe do të ketë më shumë performanca në skenë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Stresi për Gjestin: Nuk është lehtë të bësh dy Big Brother, e shoh fitues - është kryefjala

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë