Po vjen 5G, internet me shpejtësi marramendëse – shihni se si do të na ndryshojë mënyrën e të jetuarit

Teknologjia re e telefonave do të na ndryshojë jetën, me transmetime direkte shumë më të shpejta, si dhe komunikim falas me mesazhe nëpër turma të mëdha njerëzish.
Rrjeti i internetit 5G ka nisur të përhapet në shumë shtete, ndërsa kompanitë e telekomunikacionit pretendojnë se kjo do ta ndryshojë mënyrën si jetojmë, transmeton Telegrafi.
Teknologjia që po nevojitet në të ardhmen supozohet se është ajo në sjelljen në jetë të mundësisë së trasportit tërësisht të robotizuar dhe mjekësisë robotike që mund të kryejë intervenime edhe nga zonat më të largëta.
Kjo teknologji e avancuar, thuhet se është e domosdoshme për vitet e ardhshme.
Në këtë drejtim, derisa 4G solli epokën e Emojive, 5G do të fillojë në Australi me sistem shumë të avancuar.
“5G do të jetë ekonomik, efikas dhe i lirë që të përdoret. Do të arrij me një numër aplikacionesh alternative, për të lehtësuar komunikimin”, ka thënë eksperti i pavarur i telekomunikacionit, Paul Buddle.
Sipas tij, në përgjithësi do të ketë një numër të aplikacioneve, që do të vihen në fuksion nëpërmjet këtij rrjeti, të cilat lansohen në fundin e kësaj dekade.
Për shembull, Samsung Galaxy S10, me ekran 6.7 inç dhe shumë përparësi teknologjike, është lansuar nga kompania Telstra javën e kaluar në Australi.
Nëse mendohet se 4G është i mjaftueshëm, Telstra (kompania më e madhe e telekomunikacionit në Australi) pretendon se 5G do të ketë kapacitet marramendës. Me rrjetin e ri, thuhet se filmat do të shkarkohen brenda pak kohe, derisa komunikimi me mesazhe edhe nëpër turmat më të mëdha, do të jetë shumë i lehtë.
Lojëtarët e video-lojërave online, gjithashtu do të jenë përfituesit më të mëdhenj të këtij rrjeti, pasi që gjithçka mund të kryejnë me lehtësinë më të madhe.
Bëhet e ditur se rrjeti 4G shfrytëzon frekuencë nën 6 GHz, derisa 5G ka frekuencë të fuqishme prej 30 GHz dhe 300 GHz. 5G shfrytëzon valë të shkurtëra, që nënkupton se antenat janë shumë më të vogla se antenat ekzistuese, që do të thotë se mund të ofrojnë mundësi direkte kontrolli.
Shikuar nga perspektiva e shpejtësisë, 5G është 20 herë më e shpejtë se 4G. Uebfaqet punojnë me shpejtë, videot rrjedhin më mirë, lojëtarëve të video-lojërave nuk iu ndalohet pjesëmarrja, derisa përdorimi i Skype dhe FaceTime do të jetë “më i butë”.
Ky rrjet i internetit, shfrytëzon antena të veçanta, që përdorin tjetër spektër të radio frekuencave, lidhin më shumë pajisje në sistem, si dhe minimizojnë vonesat dhe ofrojnë shpejtësi shumë të madhe.
Me sa duket, 5G do të punojë 20 herë më shpejtë se 4G, që nënkupton se koha që nevojitej për të shkarkuar të dhëna me 4G – siç janë filmat – për të njëjtën kohë, do të shkarkoheshin 20 herë më shpejtë me rrjetin 5G.
Një zhvillim i tillë do të ishte shumë domethënës. Kjo pasi, sipas Telstra, trafiku në telefoni mobile, vit pas viti po rritet për 40 për qind, duke shtuar kërkesën për zhvillimin e 5G. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Kompanitë e mëdha të teknologjisë ndajnë miliona llogari përdoruesish me autoritetet amerikane, zbulon një raport

Google shton funksione të reja në asistentin me Al, Gemini

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
GoldenEye 007 më në fund po vjen në Xbox dhe Nintendo Switch

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës