LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 2° fair_night

Nga sot, biletë gjithëditore falas për transportin urban në Prishtinë për udhëtarët nga qytetet e tjera

Nga sot, biletë gjithëditore falas për transportin urban në Prishtinë për udhëtarët nga qytetet e tjera

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për një vendim të rëndësishëm në transportin urban.

Rama ka njoftuar se nga sot 17 mars 2025, të gjithë udhëtarët që udhëtojnë nga çdo qytet i Kosovës dhe arrijnë në “Stacionin e Autobusëve” në Prishtinë, do të kenë mundësinë të përfitojnë një biletë gjithëditore falas për transportin urban në kryeqytet.

Bileta gjithëditore do të inkorporohet automatikisht në biletën ndërurbane të udhëtarëve.


“Të gjithë udhëtarët që vijnë nga çdo qytet i Kosovës në “Stacionin e Autobusëve” në Prishtinë, njoftohen se, në biletën e tyre ndërurbane do të inkorporohet falas bileta gjithëditore për transportin urban në Kryeqytet! Ky vendim ndodh për herë të parë në historinë e transportit urban në Kryeqytet dhe është pjesë e reformës së transportit publik urban, që shënon një hap të madh në përmirësimin e shërbimeve publike. Vendimi hyn në fuqi nga sot, më datë 17.03.2025”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai ka shtuar se ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm në procesin e reformës për transportin publik në kryeqytet, nga i cili do të përfitojnë edhe qytetarët e kryeqytetit.

“Me këtë organizim të ri të transportit publik, Kryeqyteti do të ketë më pak vetura, më pak trafik, më pak ndotje ambientale dhe më shumë organizim dhe siguri. Bashkë, po ndërtojmë një Kryeqytet më funksional dhe më të sigurt për të gjithë”, ka thënë Rama. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Olsa Muhameti për Gjestin: Erdhi nga disa probleme rehabilitimi, na është lutur shumë dhe e morëm në Big Brother

Olsa Muhameti për Gjestin: Erdhi nga disa probleme rehabilitimi, na është lutur shumë dhe e morëm në Big Brother

Magazina
Habit Gjesti: Po më thërret Vëllai i Madh e po më thotë mos e ngacmo Vserlon se e di që do të nxjeri me zarf të zi

Habit Gjesti: Po më thërret Vëllai i Madh e po më thotë mos e ngacmo Vserlon se e di që do të nxjeri me zarf të zi

Magazina
Ukrainasit shkatërrojnë me HIMARS-in amerikan punëtorinë ruse – pamje nga sulmi

Ukrainasit shkatërrojnë me HIMARS-in amerikan punëtorinë ruse – pamje nga sulmi

Evropa
Kërkohet të shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Veteranët”, Çeku: U vërtetuan mbi 46 mijë aplikacione

Kërkohet të shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Veteranët”, Çeku: U vërtetuan mbi 46 mijë aplikacione

Drejtësi
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Kalo në kategori