LAJMI I FUNDIT:

Nga sot janë rihapur tarracat e kafeneve dhe restoranteve në Maqedoni

Nga sot janë rihapur tarracat e kafeneve dhe restoranteve në Maqedoni
Foto: AIM

Tarracat verore dhe oborret e objekteve gastronomike pas tre javësh janë hapur për klientët. Shumica e gastronomëve kanë hapur ambientet kurse të tjerët që i kanë rinovuar objektet, do t’i hapin për disa ditë. Objektet e kategorizuara për festime do të jenë në gjendje të fillojnë të punojnë, por do të funksionojnë si objektet e tjera gastronomike, pa dasma, ditëlindje dhe festime tjera familjare. Gastronomët do të bisedojmë me autoritetet për këtë temë pas festave.

“Presim që të paktën në pjesën e hapur të tarracave të lejohen që të përdoren, tani nuk do t’i quaja ahengje por të organizohen ngjarje ku më shumë njerëz do të mund të vijnë në drekë dhe të shënojnë ndonjë aheng, natyrisht duke i respektuar të gjitha protokollet. ”

Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, shumica e objekteve gastronomike u hapën, disa rinovoheshin ndërsa disa ishin ende të mbyllura, për shkak të muajit të Ramazanit, ku dhe ato do të hapen pas festave.


“Me hapjen e objekteve gastronomike, u kthye jeta në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Jo vetëm qytetarët e Maqedonisë, por edhe ata pak turistë të huaj që janë në kryeqytet vizituan çarshinë, për të pirë kafe, çaj ose për të ngrënë drekë, ose thjesht të shëtitën nëpër kalldrëmin e vjetër.”

Gastronomët thonë se në objektet e tyre është gjithçka e sigurt, duke respektuar masat nuk duhet të ketë vend për panik.

Objektet gastronomike nga sot deri më 15 maj, deri kur vlejnë masat më të fundit të qeverisë, kanë të drejtë të punojnë me klientë deri në orën 20:30. Masat nuk do të vlejnë për objektet gastronomike në aeroporte, por edhe në hotelet dhe objektet e tjera të akomodimit, për mysafirët që janë akomoduar në ato ambiente./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori