LAJMI I FUNDIT:

Nga SASHK kërkojnë harmonizimin e pagave dhe bisedime për reformat në sistemin arsimor në Maqedoni

Nga SASHK kërkojnë harmonizimin e pagave dhe bisedime për reformat në sistemin arsimor në Maqedoni

Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë-SASHK kërkon që menjëherë të harmonizohen pagat në arsimin fillor dhe të mesëm, në pajtueshmëri të përqindjes së rritjes së pagës minimale në nivel kombëtar.

“Kështu do të ruhet harmonizimi i koeficiënteve, më saktësisht të pagave sipas vendeve të punës, siç është paraparë në marrëveshjet kolektive në këto veprimtari. Me vetë këtë do të evitohet shkelja e tanishme e marrëveshjeve kolektive nga ana e MASH-it, e prezantuar nga ministri i Arsimit, që paraqet vepër të dënueshme me ligj”, njoftoi SASHK-u duke reaguar ndaj konferencës së sotme për shtyp të ministres Renata Deskoska e cila paralajmëroi rritje të pagave të mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme.

Në kumtesën SASHK i bën thirrje MASH-it që menjëherë të fillojë negociata me ta për rritjen plotësuese të pagave në të gjithë sferat e arsimit, duke i përfshirë arsimin e lartë dhe shkencën, si dhe çështje të tjera të lidhura me reformat në arsim, ndryshimet dhe miratimi i ligjeve të reja në veprimtarinë e arsimit, përgatitje dhe lidhje të marrëveshjeve kolektive për arsimin e lartë dhe shkencën./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

Politikë
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
LDK e LVV

LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Lajme
NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike

NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike

Lajme
Kalo në kategori