Nga sa para fituan Ballkani e Drita me kalimin tutje – ku u ndalen Llapi dhe Malisheva
Ballkani dhe Drita vazhduan tutje garat në Ligën e Konferencës, duke kaluar në raundin e tretë, gjë që mbush edhe arkat e klubit.
Kampioni i Kosovës, Ballkani, gjendet në këtë nivel për të tretin vit radhazi, ndërsa Drita për herë të parë ka arritur deri në këtë nivel, pasi në të kaluarën është eliminuar në raundin e dytë.
Fatkeqësisht, Llapi dhe Malisheva u larguan nga garat evropiane. Llapjanët që kishin dy mundësi, fillimisht në Ligën e Evropës në përballje me ëilsa Krakoë ku humbi dy ndeshjet, pastaj në Ligën e Konferencës, ndaj Brondbyt, ku humbën ndeshjen e parë thellë me rezultat 6-0, ndërsa në “Zahir Pajaziti” barazuan me rezultat 2-2.
Por sa kanë fituar deri më tani katër klubet tona që ishin pjesën e garave evropiane?
Sipas football-coefficient, një ueb faqe e specializuar për koeficientët e pikëve dhe fitimet e klubeve në garat evropiane, paraqet saktësisht si dhe nga sa para marrin klubet pas një raundi në garat evropiane.
Ballkani si kampion që do t’i vazhdojë garat në Ligën e Konferencës, ndaj Larne të Irlandës së Veriut në raundin e tretë, deri më tani ka të sigurta 1.335.000 euro.
Për organizimin e tre ndeshjeve në tre raunde merr nga 175 mijë euro, një total prej 525 mijë euro. Nëse eliminohen në raundin e tretë, si i eliminuar kontos së klubit i shtohen edhe 550 mijë euro të tjera. Po ashtu kampioni i Kosovës merr edhe 260 mijë euro të tjera si bonus social për eliminimin.
Ballkani deri më tani ka 2.000 pikë, ndërsa në dy vitet e mëparshme kishte tubuar nga 3000 pikë.
Drita që do të luajë në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, ndaj Auda FC të Letonisë, pasi arriti ta eliminonte Breidablikun, duke e mposhtur në dy ndeshje.
Drita deri më tani ka të sigurta 900 mijë euro, por do të tentojë të shkojë edhe më lartë.
Për ndeshjen e parë dhe tani të dytën, Drita ka siguruar 350 mijë euro, ndërsa në rast eliminimi në këtë fazë, do të merrte si bonus 550 mijë euro.
Drita deri tani ka marr 2000 pikë me dy fitore në garat evropiane, rekord që barazohet me sezonin 2020/21, kur kishte kaq pikë.
Llapi është ndalur te 700 mijë euro fitime nga garat evropiane, pasi u eliminua pas dy raundeve.
Për ndeshjet me Wislan dhe Brondbyn klubi përfitoi 350 mijë euro, ndërsa 350 mijë euro të tjera do t’i shtohen për eliminimin nga garat evropiane.
Llapi siguroi 1.500 pikë nga këto gara evropiane, pas tri humbjeve dhe një barazimi.
Për fund vjen Malisheva, që mori pjesë për herë të parë në garat evropiane, por u eliminuan në raundin e parë nga Buducnosti i Malit të Zi.
Malisheva mori nga garat evropiane 325 mijë euro, pra 175 mijë për ndeshjen e zhvilluar dhe 150 mijë nga eliminimi.
Ballkani dhe Drita mund ta rrisin shifrën e të ardhurave me kalimin tutje, pasi realisht para vetës kanë kundërshtarë të përballueshëm, për të kaluar pastaj play-offin, apo një hap larg fazës së grupeve, që siguron mbi 3 milionë euro të ardhura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPerez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re