Site icon Telegrafi

Nga rrahja masive në Pejë lëndohen katër persona, arrestohen dy të tjerë

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë rrahur mes vete duke përdorur edhe mjete të mprehta (thikë).

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë.

Tutje në njoftim thuhet se të lënduarit janë dërguar pёr tretman mjekёsor nё spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrsa njёri nga ta pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK.

Lexo po ashtu Rrahje në qendër të Pejës, përdoren edhe mjetet e mprehta

“Më datë 22 mars 2023 rreth orës 20:00, Policia është informuar se nё rrugën ‘Mbretëresha Teutё’ nё Pejё ka ndodhur njё rrahje mes disa personave. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ka kuptuar se si pasojё e rrahjes katёr (4) persona kanё pёsuar lëndime trupore. Gjatё rrahjes ёshtё pёrdorur edhe njё mjet i mpreht (thikё), i cili ёshtё sekuestruar nga Policia. Tё lënduarit janё dёrguar pёr tretman mjekёsor nё spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrsa njёri nga ta pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, dy persona janё arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janë ndaluar pёr 48- orё. /Telegrafi/

Exit mobile version