LAJMI I FUNDIT:

Nga qëndrimi në shtëpi, mbyllja e bizneseve dhe disa masa të tjera anti COVID-19 në Pensilvani: Gjykata federale amerikane i shpall antikushtetuese

Nga qëndrimi në shtëpi, mbyllja e bizneseve dhe disa masa të tjera anti COVID-19 në Pensilvani: Gjykata federale amerikane i shpall antikushtetuese

Disa nga dispozitat e bllokimit të vendosura nga Guvernatori Demokrat i Pensilvanisë, Tom Wolf janë antikushtetuese, ka vendosur një gjykatës federale e SHBA-së.

Gjykatësi William Stickman arsyetoi ankesën e dy politikanëve republikanë dhe disa pronarëve të bizneseve, të cilët thanë se kufizimet e vazhdueshme kërcënonin jetesën, raporton BBC.

Ai tha se Guvernatori Wolf nuk kishte të drejtë të shkelte liritë civile edhe nëse ka veprime të mira, transmeton Telegrafi.


Wolf tashmë kishte hequr disa kufizime pasi numri i të infektuarve në këtë shtet amerikan kanë filluar të binin. Ata kishin kërkuar që njerëzit të qëndronin në shtëpi, vendosën kufizime sa i përket numrit të njerëzve që mund të qëndrojnë në hapësira të mbyllura dhe të hapura gjersa urdhëruan të mbyllen edhe disa prej bizneseve. Procesi gjyqësor është një nga qindra të sjellë në të gjithë Amerikën duke sfiduar rregullat lokale të bllokimit.

Administrata e Wolfit tha se do të apelonte vendimet pasi që “Veprimet e ndërmarra të administratës u pasqyruan në të gjithë vendin dhe u shpëtuan, dhe vazhdojnë të shpëtojnë jetën e njerëzve”, tha një zëdhënëse e Wolfit.

“Ky vendim është veçanërisht shqetësues pasi Pensilvania dhe pjesa tjetër e vendit ka të ngjarë të përballen me një kohë sfiduese me ringjalljen e mundshme të rasteve anti COVID-19 dhe gripit në vjeshtë dhe dimër”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Amerika
Dënim me vdekje, burri nga Karolina e Jugut në dilemë – nuk di nëse dëshiron të mbytet nga skuadra e pushkatimit apo injeksioni vdekjeprurës

Dënim me vdekje, burri nga Karolina e Jugut në dilemë – nuk di nëse dëshiron të mbytet nga skuadra e pushkatimit apo injeksioni vdekjeprurës

Amerika
Kalo në kategori