Nga pastrimi i lumenjve tek sheshet publike – NPL “Eko Theranda” në aksion

NPL “Eko-Theranda” ka vazhduar edhe gjatë këtij muaji me aktivitete të pandërprera për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe për ta bërë Suharekën më të pastër, më të rregullt dhe më të jetueshme për qytetarët.
Gjatë dhjetorit, janë realizuar punime të ndryshme, përfshirë: kositje dhe mirëmbajtje të hapësirave publike, pastrim të rrugëve dhe trotuareve, rregullim dhe pastrim të shtigjeve të ecjes, punime mirëmbajtëse në Rrugën “Abdyl Rama”, si dhe sistemim të ambientit të Qendrës Rekreative për persona me Sindrom Down dhe Autizëm.
Po ashtu, janë vendosur dhe sistemuar ulëse në Sheshin “Fadil Vata”, janë pastruar Zona Industriale në Rrugën “Uke Bytyqi”, dhe lumi është liruar nga shkurret dhe mbeturinat. Përveç këtyre, ekipi i NPL “Eko-Theranda” ka kryer edhe shumë intervenime të tjera të rregullta dhe emergjente në shërbim të qytetarëve.
NPL “Eko-Theranda” falënderon punonjësit për përkushtimin dhe qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se angazhimi i përbashkët kontribuon për një qytet më të pastër, më të bukur dhe më të qëndrueshëm. /Telegrafi/

















































