Nga Pamuk në Pambuk, ministrja Nagavci ia huq mbiemrit të shkrimtarit turk

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën në hapjen e Panairit të 24-t të Librit “Prishtina 2024”, ia huqi mbiemrit të poetit turk, Orhan Pamuk, duke ia shqiptuar Pambuk.
Në një deklaratë të saj për Klan Kosovën, në të cilën po tregonte se ishin duke diskutuar për tekstet dhe librat e Orhan Pamukut, ajo ia huqi mbiemrit duke ia shtuar dhe një shkronjë.
“....po diskutojmë për tekstet e Orhan Pambukut, librat që kryeministri…kështu që plotë shumë zgjidhje”, ka thënë Nagavci.
Kujtojmë që kryeministri i vendit, Albin Kurti ditë më parë zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi ku edhe takoi shkrimtarin e njohur Orhan Pamuk për të cilin i entuziazmuar kishte thënë se shkrimtari ishte i interesuar për Kosovën dhe shqiptarët. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































