Nga ligat e ulëta ku u ble për 800 euro, deri në Ligën Premier për miliona euro: Udhëtimi inspirues i Christantus Uche

Crystal Palace ka përfunduar nënshkrimin e mesfushorit nigerian Christantus Uche nga Getafe, në formë huazimi për një sezon, me drejt blerje për 18 milionë euro.
22-vjeçari i bashkohet klubit pas largimit të Eberechi Eze te Arsenali, duke u bërë afrimi i pestë i Palace këtë verë, pas Jaydee Canvot, Yeremy Pino, Walter Benitez dhe Borna Sosa.
Uche shprehu gëzimin për këtë hap të madh në karrierën e tij. “Ky moment është i pabesueshëm. Jam shumë me fat që jam këtu dhe ky klub është një mundësi e madhe për mua”, deklaroi ai.
Kontrata dhe paga
Uche ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me fituesin e FC Cup 2024/25, e cila skadon më 30 qershor 2026. Ai do të fitojë 11,500 euro në javë, ose një total prej 598,000 euro në vit.
Përpara këtij transferimi, Uche fitonte vetëm 4,300 euro në javë te Getafe, pas një periudhe mbresëlënëse me AD Ceuta, ku ishte blerë për vetëm 500,000 euro, një investim që u kthye në më shumë se 40 herë fitim kur u shit te Getafe. Te Cueta, ai kishte kaluar nga Moralo pët një dëmshpërblim prej 800 euro.
Udhëtimi i jashtëzakonshëm
Rrugëtimi i Christantus Uche është një histori frymëzuese për çdo futbollist të ri. I lindur në Owerri, Nigeri, ai luajti futboll vendas para se të ftohej në Spanjë nga FC Moralo në vitin 2022.
Pas një performance të shkëlqyer, u promovua në ekipin e parë dhe më pas u bashkua me AD Ceuta FC, ku bëri 34 paraqitje. Geteafe që kishte paguar gjysmë milioni euro e mori për ekipin B, por shpejt nigeriani fitoi vend dhe kaloi te ekipi i parë.
Në sezonin 2024/25, ai debutoi te Getafe duke shënuar ndaj Athletic Bilbaos, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha. Ai e mbylli sezonin katër gola dhe gjashtë asistime. Edhe këtë sezon e nisi me gol, para se të kalonte në Angli. /Telegrafi/






















































