LAJMI I FUNDIT:

Nga lamtumira e Federer, as Nadal nuk ia doli t’i mbante lotët

Nga lamtumira e Federer, as Nadal nuk ia doli t’i mbante lotët

Roger Federer e zhvilloi të premten mbrëma ndeshjen e fundit zyrtare në tenis, duke i dhënë lamtumirën sportit që i dhuroi aq shumë e që e shndërroi në një ikonë në mbarë botën.

Sfida e fundit për zviceranin ishte tejet speciale pasi bëhej fjalë për një ndeshje dyshe dhe ai bashkëpunoi me rivalin dhe një nga miqtë e tij më të mirë, Rafael Nadal. Në fakt, dyshja evropiane e turneut Laver Cup, e humbi sfidën me shifrat 2-1 ndaj dyshes amerikane, Jack Sock dhe Frances Tiafoe.

Megjithatë, disfata e fundit në karrierë, nuk kishte kurrsesi shans të prishte atmosferën e krijuar në Londër, aty ku i gjithë publiku përshëndeti Federer, e po njëjtë bënë edhe kolegët e tij ku spikasnin Tsitsipas, Novak Djokovic, Berretini, Casper Ruud apo edhe Andy Murray.


Sigurisht mes emocioneve të mëdha teksa organizatorët u kujdesën edhe për të kujtuar momentet më speciale të Federer gjatë karrierës së tij, 41-vjeçari nuk mundi të mbante lotët, ashtu si edhe Nadal që u prek tejmase nga lamtumira e mikut të tij.

E sigurt është se tashmë tenisi pa Roger Federer nuk është më i njëjti, me zvicerianin që konsiderohet si një nga më të mirët e këtij sporti me 20 tituj Grand Slam.

Përveç titujve, 41-vjeçari është dalluar teknikën e lartë si dhe klasin që e shoqëronte gjithnjë në fushë, por edhe jashtë saj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori