LAJMI I FUNDIT:

Nga ky vit subvencionim edhe në pemëtari

Nga ky vit subvencionim edhe në pemëtari

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim drejtuesit e Unionit të Pemëtarëve të Kosovës. Ai ka prezantuar projektet zhvillimore, të cilat do të përfshihen në Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të bujqësisë. E në këtë program tha ai një fokus të veçantë do ta ketë edhe sektori i pemëtarisë, pasi ai konsiderohet si një potencial për vendin.

“Ne do të dyfishojmë buxhetin për grante në pemëtari, por edhe planifikojmë që të zgjerojmë mbështetjen. Gjithashtu ne do të punojmë që kriteret të jenë sa më gjithëpërfshirëse dhe që iu japin mundësi më të madhe prodhuesve të rrisin kapacitetet dhe të gjenerojnë vende pune”, ka thënë ministri Krasniqi. Ai i njoftoi se nga ky vit, për herë të parë, për pemëtarët do të ketë edhe subvencionim të sipërfaqeve të pemishteve. Transparenca dhe efikasiteti në punë do të jetë prioritet kryesor në çdo proces, tha ministri Krasniqi.

Gjithashtu ai i njoftoi pemëtarët se tashmë ka filluar ekzekutimi i pagesave të obligimeve të mbetura nga viti 2014 dhe tha se pritet që të gjitha pagesat të përfundojnë brenda disa javëve.


Drejtuesit e Unionit të Pemëtarëve të Kosovës ndërkaq kanë falënderuar ministrin për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim. Ata vlerësuan lartë rritjen e buxhetit, e ne veçanti fillimin e subvencionimit edhe në pemëtari. Pemëtarët kanë shprehur disa nga shqetësimet e tyre, për ketë gjë e vlerësuan gatishmërinë e ministrit që t’i shqyrtoj dhe që bashkërisht të zgjidhen. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori