Dikujt i kujtohet, dikujt jo, por më 1992 u mbajt Konferenca e Londrës. Ishte thirrur për të trajtuar (ish) Jugosllavinë. Ishin thirrur të gjithë përfaqësuesit e republikave. Çuditërisht, edhe pse para vitit 1989 Kosova kishte qenë pjesë konstituive e Federatës jugosllave, nuk u trajtua si palë. Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga Ibrahim Rugova, pastaj Bujar Bukoshi e të tjerët, u lanë në korridor. Në këtë konferencë patën vetëm një mundësi: ata do të mund t’i përcillnin punimet e Konferencës në TV. Në një televizor që ishte aty. Në korridor, pra!
Ta lësh në korridor një delegacion legjitim të një populli, të një populli që ishte jo vetëm ndër më të numërtit në (ish) Federatë, por edhe se ishte shumicë absolute, ndërtues dhe përfaqësues i njërës prej njësive konstituive të federatës jugosllave (status ky që iu kishte abroguar në gjendje të jashtëzakonshme, me hekur e zjarr dhe në shtetrrethim), ishte një fyerje.
Po, pa asnjë dyshim. Kjo ishte një fyerje për delegacionin e Kosovës. Kjo ishte një fyerje për popullin që këta përfaqësonin. Kjo ishte një fyerje për Kosovën.
Megjithatë, klasa intelektuale e organizuar rreth Ibrahim Rugovës nuk u ndalën, nuk u dekurajuan, nuk e humbën besimin. Nuk filluan të kërcejnë si gjelat, kinse kanë edhe zgjedhje tjera. Nuk filluan të kërcënojnë, sepse si ajka e klasës më intelektuale që ka prodhuar shqiptaria, e dinin mirë se kush mund të kërcënojë dhe e dinin mirë se Kosova nuk mund ta bëjë këtë. Në asnjë mënyrë. Dhe, u mor vesh, nuk u sarrakuqën, nuk u prekën në sedër, nuk u fyen personalisht, nuk filluan të flasin e të fyejnë e as të shtyjnë popullin e vet të fyejë instancat, kombet dhe qendrat e vendosjes. Tekefundit, goditja nuk ishte personale, nuk ishte goditje ndaj tyre si individë, si politikanë, si udhëheqës të një populli.
Në Londër, më 1992, ishte goditur Kosova! Ishte goditur fort! Prandaj, klasa intelektuale e organizuar rreth Ibrahim Rugovës duhej ta amortizonin goditjen dhe ta shëronin Kosovën.
Dhe, ashtu bënë.
Goditja ishte e rëndë, por Kosova ruajti miqtë. Ata miq që i kishte afruar me vështirësi, me tepër shumë vështirësi. Posaçërisht ata miq që deri vonë kishin qënë (edhe, apo nganjëherë – si, francezët, p.sh.), miq të dashur e të ngushtë të armiqve tanë.
Ua fali, sepse kur je i dobët, kur askush në botë nuk të njeh dhe nuk të bën hesap, nuk ke shumë mundësi.
Njëra ndër këto mundësi ishte të ruash miqtë. Të tregosh maturi, modesti, urtësi, qetësi, konsekuencë, parime, respekt, orientim të palëkundur dhe durim, sidomos durim. Dhe, me këtë durim kaluan disa vjet.
Miqtë u bindën se ne jemi të mirët, ne ishim paqedashësit, ne ishim viktimat. Miqtë u bindën se diku në qendër të Ballkanit jeton një popull dhe ai popull ka të drejtën e vet.
Dhe, këta miq nuk e harruan Kosovën. Megjithatë, kur deshën ta ndihmonin Kosovën, hasën në shumë vështirësi. Mirëpo, kur u derdh gjak i pafajshëm (shumë gjak i pafajshëm), miqtë e Kosovës reaguan. Reaguan me vendosmëri dhe e shpëtuan Kosovën.
Për ndryshim nga korridoret e ftohta të Londrës, Kosova u paraqit si palë në Kështjellën madhështore të Rambujës dhe pastaj në Paris, nga ku doli si fitimtare. Kishte ndodhur mrekullia: Serbia ishte mundur, ishte mposhtur. Pastaj, gjithçka ishte më e lehtë.
Miqtë trasonin rrugën, ne i ndiqnim. Po, është e vërtetë se ne i ndiqnim me plogështi, me përtaci, me ritëm të ngadalshëm, me pasiguri e me huti….por i ndiqnim. Dhe, duke i ndjekur, e ndërtonim Kosovën. Ngadalë, shumë ngadalë, por sigurt.
Krejt kjo, derisa….
Derisa klasa që përfaqësohet sot nga presidenti i Republikës së Kosovës, nga kryetari i Parlamentit të Kosovës – por, natyrisht që është më e gjerë dhe ngërthen në vete struktura, parti, klane e banda të ndryshme – e pushtoi, e privatizoi, e shantazhoi dhe filloi ta sundojë edhe legalisht, d.m.th. me Qeveri, Republikën e Kosovës.
Dhe, kjo klasë fillojë ta bëjë atë që di më së miri. Në të vërtetë, të vetmen gjë që ata dinë: ta shkatërrojnë vendin e vet, ta dhunojnë, ta torturojnë, ta varfërojnë, ta frikësojnë dhe ta izolojnë popullin e vet.
Me një fjalë, kjo klasë primitive politike e shpërndarë në disa parti dhe në shumë klane e banda, ia humbi shpresën popullit shqiptar të Kosovës.
Dhe ja ku erdhëm.
Ja ku na sollët.
Në Davos, presidenti i Republikës së Kosovës endet korridoreve të Samitit të krejt botës. E tërë bota aty, të gjitha kombet aty, por askush nuk e takon, askush nuk ndalet as ta përshëndes, as të marrë një foto me të (sepse presidenti do të na shiste atë si takim!!!).
Bota e ka lëçitur presidentin. Në të vërtetë, e ka lëçitur Kosovën.
Paramendoni, dy dekada pasi jemi bërë palë, një dekadë pas pavarësisë, një dekadë pasi shtetet më të fuqishme të globit e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, askush nuk dëshiron të na shohë.
Askush nuk dëshiron më ta shohë Kosovën.
Presidenti endet korridoreve të Davosit. Kryeministri viziton Rahovecin e Vitinë (as Zveçanin nuk mund ta vizitojë!!!) Ministrat gjuajnë me armë në festa primitive!
Ja ku na sollët!
Gjaku i njerëzve të pafajshëm i ktheu sytë e botës kah ne dhe i shtyri ata ta bëjnë Kosovën.
Ju e bëtë botën të ndjente neveri, të heq shikimin nga ne dhe të shikojë mos ka gabuar.
Ju e bëtë botën të pendohet.
Të pendohet se ka shpëtuar një popull nga shfarosja.
Ja, ku na sollët!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se për çfarë shërben butoni mbi shpatull tek palltot
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
“Në fillim ka qenë shumë e vështirë” - Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët