LAJMI I FUNDIT:

“Nga kamerier në yll muzike”, Bardhi rrëfen sfidat dhe vështirësitë e realizimit të ëndrrës

“Nga kamerier në yll muzike”, Bardhi rrëfen sfidat dhe vështirësitë e realizimit të ëndrrës
Bardhi në "Ky emër nuk ka nevojë për prezantim" (Foto: Facebook)

Reperi i njohur nga Kumanova, Bardhi, ka pak kohë që ka debutuar në tregun muzikor shqiptar ndonëse momentalisht është ndër më të pëlqyerit në estradë.

Ai shpesh ka rrëfyer të kaluarën e tij e po ashtu edhe sakrificat që ka bërë për të arritur ku është tani.

I njëjti së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, derisa ka folur sërish për periudhën përpara se të bëhej një yll muzike.


Bardhi në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” (Foto: Facebook)

“Ka qenë shumë problem që të vij deri tek suksesi, muzika e fama. Mund të them se kam pasur një të kaluar të mirë inspiruese e motivueve për të arritur diçka në jetë. Kam qenë një nxënës shembullor. Kam mësuar shumë. Kam shkruar tekste që në shkollë fillore, kam bërë rima shumë. Nuk kam pasur mundësi t’i tregoj të tjerëve”, ka thënë ai.

Adriana Matoshi flet për të gjitha në premierën e sezonit të dytë të “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”
Lexo po ashtu Adriana Matoshi flet për të gjitha në premierën e sezonit të dytë të “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”

“Në shkollë të mesme e kam pasur një fazë ku edhe jam bullizuar. Më kanë thënë se nuk do të mundesh të bësh asgjë. Prej këtu nuk mund të dalësh. Leje këtë ëndërr shko në shkollë. Por, kam punuar shumë. Kam shkuar në studime, kam punuar kamerier. Kam punuar gjithçka për një këngë e videoklip”, është shprehur më tej Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë i Bardhit).


Artisti shqiptar vetëm pak javë më parë solli albumin e parë “Trëndafil” me rreth 20 këngë e bashkëpunime që rezultuan mjaft të suksesshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Loredana pranon se ka qenë nën hijen e Jozit: Babi kishte të drejtë

Loredana pranon se ka qenë nën hijen e Jozit: Babi kishte të drejtë

Magazina
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Magazina
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Kalo në kategori