Që kur e kishte mposhtur Interin me 27 dhjetor të vitit të shkuar në Kupën e Italisë, Milani vazhdon ‘fluturimin’, ndërsa në 12 ndeshje ka marr nëntë fitore dhe tri barazime. 

Por fitorja në Roma ishte më e ëmbla duke e konfirmuar momentin e mirë.


Tani kuqezinjtë janë rikthyer në garë për Ligën e Kampionëve, në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe vazhdon të mbetet në garë në Ligën e Evropës.

GettyImages 920020150 Gatusso (Getty Images).

Por duke filluar nga mesjava deri me 15 mars, në tri garat ka ndeshje vendimtare.

Gjithçka nis të mërkurën në mbrëmje, kur e luan ndeshjen kthyese të Kupës së  Italisë, në ‘Olimpico’ ndaj Lazios.

GettyImages 923095688 Milan mbetet në garë në tri fronte. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Ndeshja e parë ishte mbyllur pa gola dhe të mërkurën do të vendoset se kush do të shkojë në finale.

Të dielën pastaj vjen ndeshja me Interin në ‘Derbin e Madonnina’, ku një fitore e afron në katër pikë me zikaltërit, dhe seriozisht në garë.

GettyImages 924205888 Festa pas ndeshjes me Romën. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Pastaj ndeshjet vendimtare me 8 dhe 15 mars ndaj Arsenalit.

Nëse Milani në këtë përballje fiton, atëherë do të jetë konkurrent i fortë edhe në këtë garë. /Telegrafi/

telegrafi sport app