LAJMI I FUNDIT:

Nga Giovinco te Schweinsteiger e Rooney, 10 lojtarët më të paguar në MLS

Nga Giovinco te Schweinsteiger e Rooney, 10 lojtarët më të paguar në MLS

Kampionati amerikan MLS është bërë mjaftë interesant në vitet e fundit.

Shumë futbollistë të mëdhenj kanë zgjedhur kampionatin amerikan për t’i kaluar vitet e tyre të fundit në karrierë.

Steven Gerrard, Frank Lampard, Didier Drogba, Andrea Pirlo e David Beckham janë disa nga yjet që kanë luajtur në MLS.


Ndërkohë aktualisht në këtë kampionat ka emra të mëdhenj si Zlatan Ibrahimovic, David Villa, Bastian Schweinsteiger, Wayne Rooney apo Sebastian Giovinco.

Sebastian Giovinco. (Photo by Hector Vivas/Getty Images)

Pikërisht ylli italian është lojtari më i paguar në kampionat, pasi tek Toronto ka pagë vjetore prej 6,2 milionë euro në stinor.

Në mesin e 10 pasanikëve të kampionatit janë edhe Michael Bradley, Carlos Vela, Bastian Schweinsteiger, Giovani dos Santos, David Villa, Jozy Altidore, Ignacio Piatti, Wayne Rooney e Tim Howard.

Zlatan Ibrahimovic. (Photo by Katharine Lotze/Getty Images)

Ndërkohë Ibrahimovic nuk është fare në mesin e 10 më të paguarve pasi merr pagë vjetore prej 1,5 milionë dollarë tek LA Galaxy, por që të gjitha të ardhurat nga marketingu i merr për vete pa pasur detyrim ndaj klubit.

Ylli shqiptar, Shkëlzen Gashi merr një pagë vjetore prej 1,6 milionë dollarë, ndërsa Jahmir Hyka paguhet mbi gjysmë milioni euro në vit. /Telegrafi/.

10 lojtarët më të paguar në MLS:

1. Sebastian Giovinco (Toronto FC): €6.2m
2. Michael Bradley (Toronto FC): €5.7m
3. Carlos Vela (LAFC): €5.5m
4. Bastian Schweinsteiger (Chicago Fire): €5.4m
5. Giovani dos Santos (LA Galaxy): €5.3m
6. David Villa (NYCFC): €4.9m
7. Jozy Altidore (Toronto FC): €4.4m
8. Ignacio Piatti (Montreal Impact): €4.1m
9. Wayne Rooney (D.C. United): €2.5m
10. Tim Howard (Colorado Rapids): €2.2m

Në trend Sport

Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori