Anglia nuk ka arritur të regjistrojë fitore kundër Spanjës në një ndeshje miqësore që u zhvillua në stadiumin Wembley (2-2), edhe pse pati epërsi të dyfishtë.

Nikoqirët luajtën më mirë në gjysmën e parë, në të cilën e gjetën një herë rrjetin. Reina e ndali në mënyrë të parregullt në zonë Vardyn dhe arbitri akordoi penalti.


Përgjegjësinë e mori Adam Lallana, goditja e të cilit ishte e saktë nga pika e bardhë (9’).

Jamie Vardy e dyfishoi epërsinë në pjesën e dytë. Jamie Vardy e dyfishoi epërsinë në pjesën e dytë.

Me të filluar pjesa e dytë, Henderson dërgoi një harkim në zonë, ndërsa Jamie Vardy e nguliti me kokë në portë (48’).

Spanjollët ia dolën ta ngushtojnë rezultatin me anë të Iago Aspas pas asistimit të Moratas, në minutën e 89-të.

La Roja ia doli ta barazojë rezultatin në minutat shtesë me golin e Iscos, i cili ia futi topin nën këmbë portierit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x524huz_1-0-adam-lallana-penalty-goal-hd-england-1-0-spain-15-11-2016-hd_sport

telegrafi sport app