Nga 24 shtatori 2018 Policia e Kosovës për rajonin e veriut do të kryejë kontroll të shtuar të automjeteve, gjatë të cilit do të konfiskohen automjetet teknikisht të parregullta dhe automjetet e paregjistruara. Ndërsa ndaj personave që i drejtojnë ato do të ndërmerren masa ligjore.
Po u vjen fundi automjeteve të paregjistruara, të cilat qarkullojnë rrugëve të veriut të Kosovës prej përfundimit të luftës e deri më tani, pasi që Policia e Kosovës do ta zbatojë një plan operativ në veri, sipas së cilit të gjitha automjetet që qarkullojnë pa tabela të regjistrimit do të konfiskohen.
Në komunat veriore të Kosovës kanë qarkulluar automjete pa tabela të regjistrimit, ndërsa janë parë edhe vetura me tabela, të cilat i lëshojnë organet e përkohshme që funksionojnë me sistemin e Serbisë. Në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në vitin 2012 në Bruksel ishte arritur Marrëveshja për Tabelat e Regjistrimit në kuadër të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes nga viti 2011. Me këtë marrëveshje do të duhej të hiqeshin të gjitha tabelat e regjistrimit të MUP-it të Serbisë në qytetet e Kosovës. Pas kësaj, në vitin 2016 delegacioni i Beogradit dhe ai i Prishtinës ishin marrë vesh që vlefshmëria e tabelave me status neutral “KS” të vazhdojë edhe për 5 vjet. Gjithashtu atëherë ishte harmonizuar marrëveshja që mbi tabelat me shenjat “SRB” dhe “RKS” të ngjiten shirita të bardhë gjatë kalimit të pikave kufitare nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas.
Mirëpo kjo marrëveshje nuk është realizuar në terren në tërësi, pasi që personat që ngasin veturat me tabelat e regjistrimit “RKS” nuk mund ta kalojnë kufirin me Serbinë pa tabela të përkohshme (provuese), derisa vozitësve të veturave me tabelat “KS” u lejohet kalimi pa problem. Në anën tjetër, serbët që jetojnë në jug i kanë regjistruar veturat e tyre me tabelat e Kosovës qysh atëherë kur ishte arritur Marrëveshja në Bruksel për Tabelat e Regjistrimit të Veturave. Që atëherë në mjediset serbe në Kosovën Qendrore në tërësi janë larguar tabelat e regjistrimit, të cilat i ka lëshuar MUP-i i Serbisë nëpër komunat e Kosovës, shkruan “Zëri”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se që nga 24 shtatori automjetet pa tabela të regjistrimit nuk do të mundë të qarkullojnë nëpër rrugët e komunave veriore.
Policia e Kosovës për rajonin e veriut do të kryejë kontrollin e shtuar të automjeteve, gjatë të cilit do të konfiskohen automjetet teknikisht të parregullta dhe automjetet e paregjistruara, ndërsa ndaj personave që i drejtojnë ato do të ndërmerren masa ligjore.
Në Policinë e Kosovës kanë thënë se masat e shtuara dhe kontrollimi i automjeteve, si dhe masa të tjera preventive janë të domosdoshme para së gjithash për sigurinë e qytetarëve, në veçanti të fëmijëve, zvogëlimin e aksidenteve e gjitha me qëllim të shtimit të sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion.
“Nga 24 shtatori i këtij viti nga ana e zyrtarëve policorë të rajonit të veriut të Mitrovicës do të ndërmerren masa policore në të gjitha komunat e rajonit të veriut të vendit për shtimin e kontrollit të automjeteve të importuara nga jashtë, si dhe të të gjitha veturave që nuk kanë dokumentacion të duhur dhe ato që janë të paregjistruara.
Në bazë të planit operativ të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, këto automjeteve do të shkyçen nga komunikacioni, ndërsa ndaj personave që i drejtojnë ato do të ndërmerren masa ligjore në kuptimin e konfiskimit të automjeteve dhe procedimin e rasteve”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës. Policia ka shtuar se do të bëhet kontrolli detaj edhe i pjesëmarrësve në trafik, gjegjësisht verifikimi i komplet dokumentacionit të drejtuesit të automjetit (leja e qarkullimit, patenta e shoferit, polisa e sigurimit etj.), si dhe aftësia e pjesëmarrësve në komunikacion për të drejtuar automjetin (alkooltesti).
Sipas Policisë, në komunat veriore të Kosovës në komunikatë marrin pjesë një numër i madh i automjeteve teknikisht të parregullta të importuara nga bota e jashtme, automjeteve pa dokumente të nevojshme të qarkullimit e automjete të paregjistruara. Një kësi lloji automjetesh, sipas Policisë, shfrytëzohet për transportin e udhëtarëve si taksi, por edhe për punë të tjera të paligjshme. “Për shkak të parregullsive teknike të këtyre automjeteve ka ardhur deri te aksidentet në komunikacion, të cilët për pasojë kanë pasur lëndime fizike, dëme materiale, fatkeqësisht disa nga ato kanë përfunduar me fatalitet”, ka përkujtuar Policia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAngela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit
Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Osmani: Presidenti historik Rugova ishte politikan i jashtëzakonshëm, ishte zëri i Kosovës në botë e ndërtoi aleanca
Xhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër Spasiqit, Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
Ia dëmtuan veturën me mjete të forta dhe e kanosen, viktima nga Ferizaj përfundon në pranga të policisë si i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë