Mijëra qytetarë mbrëmë në Fushë Kosovë rreth mesnatës kanë mbetur pa energji elektrike.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se arsyeja e mungesës së energjisë ka qenë djegia e kabllove të tnesionit të ulët dhe atij të mesëm si pasojë e djegies së bërllogut.
“Natën ndërmjet të dielës dhe të hënës, përkatësisht rreth orës 1 pas mesnate ka ndodhur një akt i shëmtuar në lagjen 28 të Fushë Kosovës. Nga diegia e bërllogut janë djegur edhe kabllot e tensionit të ulët dhe atij të mesem. Si rrjedhojë kanë mbetur pa energji elektrike për afro një orë mijëra qytetarë. Përkundër kohës pas mesnate, ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta sanojnë dëmin dhe konsumatorëve t’ua kthejnë energjinë elektrike rreth orës 1 e 50”, ka thhënë ai.
Sipas tij KEDS apelon tek qytetarët që të mos ndezin zjarre në asnjë rrethanë, pasi që siç tha ai pasojat në asetet energjetike, sidomos kur afektohen ato të tensionit të mesëm, mund të jenë katastrofike.
“Flakët kanë rrezikuar edhe nënstacionin e nga diegia eventuale e nënstacionit do të rrezikoheshin të mbetnin pa energji elektrike për kohë të gjatë komplet lagjja. Kjo situatë është e papranueshme. KEDS apelon tek qytetarët që të mos ndezin zjarre në asnjë rrethanë, pasi pasojat në asetet energjetike, sidomos kur afektohen ato të tensionit të mesëm, mund të jenë katastrofike, godasin furnizimin njëherësh të mijëra qytetarëve dhe riparimi i tyre kërkon kohë të gjatë. Në rast se i shihni zjarret afër aseteve energjetike KEDS apelon të keni kujdes dhe të lajmëroni menjëherë kompaninë dhe zjarrëfikësit”, ka thënë Buzhala./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama