Ky është momenti kur një djalë i guximshëm u kap nga kamerat e sigurisë të vendosura në korridor, që ishte zgjuar në mes të natës për të ndezur WiFi-në e shtëpinë, në mënyrë që ai të mund të luante Fortnite.
Jordan Squire, 9-vjeç, lejohet të luaj në Playstation të tij deri në orën 9 pasdite – kur nëna e tij Carley Dugmore, 36-vjeç, e heq wifi për ta ndalur atë të qëndrojë deri vonë, transmeton Telegrafi.
Por ajo vuri re një mëngjes se WiFi ishte akoma ndezur dhe vendosi një aparat fotografik për të zbuluar se kush po e ndizte WiFi-në. Dhe ajo kapi Jordanin e vogël duke u zvarritur nga shtrati një natë në orën 22:00 për të ndezur internetin.
Klipi qesharak tregon që ai po kontrollonte çdo gjë rreth e rrotull dhe duke shkelur shkallët me mjaft kujdes. Klipi ka ndodhur në Britani, Winkleigh, Devon. /Telegrafi/