Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se data e zgjedhjeve mund të jetë 29 shtatori apo 6 tetori.
Kurti në një video live në llogarinë e tij ka përmendur gjërat që do të bëhen nësë Lëvizja Vetëvendosje vie në Qeverisje.
“Meqenëse Presidenti nuk e caktoj sonte datën e zgjedhjeve, kjo do të thotë se 22 shtatori nuk mund të jetë data e zgjedhjeve, rrjedhimisht do të jetë ose 29 shtatori apo 6 tetori. Do ta marrim vesh nesër apo javën e ardhshme. Ne si LVV ne jemi të gatshëm dhe njësoj jemi të gatshëm të garojmë si Lëvizje Vrtëvendosje por edhe me koalicion parazgjedhor:, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.
Kurti ka uruar zgjedhje të qeta dhe demokratike.
“Të kemi një fushatë ku dominojnë punët e mëdha si temë. Të përqendrohemi tek punët e brendshme duke filluar nga sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit, punësimi i të rinjve dhe grave . Na nevojitet një Qeveri që i hap rrugë zhvillimit dhe e përjashton imigrimin”, ka thënë ai.
Ndër të tjera ai ka shtuar se ndër veprimet e para që LVV do t’i marr nëse vijë në pushtet.
““Ndër gjërat e para që do të bëjë LVV, është ta kthej Elez Blakaj në Kosovë. Pra prokurori Blakaj iku sepse e përndoqët nga Kosova, dhe ai ndodhet në SHBA, por me qeverinë tonë do të kthehet në Kosovë. Pastaj do të bëjmë zvogëlimin e Qeverisë. Do të kemi vetëm 12 ministri me vetëm nga një zëvendësministër për ministri. Është e domosdoshme që duhet ta luftojmë krimin e korrupsionin sepse shteti ynë është diskredituar si tatimmbledhës për shkak të skandaleve korruptive qeveritare. Është bërë e arsyeshme që qytetarët të refuzojnë të paguajnë tatime kur kanë kaq shumë korrupsion”, është shprehur ai duke shtuar se shteti është zbehur nga vlera në sytë e qytetarit.
Ai ka folur edhe për sundimin e ligjit ku ka thënë se janë dy shtylla kryesore, si prokurorët e zot dhe sipas tij është e domosdoshëm të bëhet dekriminalizimi i prokurimit.
“Gjyqësori nuk është akoma pushtet i tretë në Kosovë, fatkeqësisht:, ka theksuar ai.
Kurti në këtë video ka folur edhe për koalicionet parazgjedhore, duke thënë se nëse bëjnë koalicion parazgjedhor me LDK-në, do të jenë fitues.
“Ne do t’i kemi bashkë rreth 70 deputetë. Nëse e bëjmë këtë koalicion fituesi dihet dhe ata që mbetën e që kanë qeverisur për këto vite do të bëjnë gara për vend të dytë. Me siguri se edhe do të flasin mirë për neve e keq për vetë sepse shpresojnë që pas zgjedhjeve do t’i marrim. Pra solucioni më i mirë është LVV-LDK. Po ashtu nëse shkojmë ndaras ne si LVV edhe nëse dalim të parët nuk i marrim 61, nuk është reale të presim. Pra bashkë me LDK i mbërrijmë 70. Pra nëse fitojmë vetë pas gjedhjeve do të na duhet të kërkojmë partnerë”, ka theksuar Kurti.
Lidhur me veteranët e rrejshëm, Kurti ka thënë se beson që shumë njerëz kanë marrë pjesë në luftën në Kosovë, por se sipas tij shumë nuk kanë qenë veteran.
“Pjesëmarrja në luftë dhe veteran i luftës nuk janë e njëjta gjë. Kam përshtypjen që ka njëfarë ngatërrese këtu. Do të duhej të bëhej një lloj rivlerësimi, sepse rrezikojmë me këto shifra të fryera ta dëmtojmë historinë tonë. Nuk mund të lejojmë këso deformimesh që e dëmtojnë sbstancën tonë kombëtare dhe themelin e shtetësisë e pavarësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos