Jason Momoa sot feston 45-vjetorin e tij. I lindur në Hawaii në vitin 1979 si djali i një havaiani dhe një nëne me prejardhje gjermano-irlandeze, ai shpesh shpreh krenarinë për gjakun e tij havaian në mediat ndërkombëtare. Si fëmijë, nuk kishte menduar kurrë se do të merrej me aktrim, pasi dashuria e tij e parë ishte deti.
Në fakt, Momoa diplomoi në biologji dhe ekologji detare dhe planifikonte të përkushtohej në studimin e gjitarëve detarë, por gjithçka ndryshoi në vitin 1998 kur dizajnerët Eric Chandler dhe Takeo Kobayashi e vunë re dhe e futën në botën e modelingut.
Roli i tij i parë erdhi në vitin 1999 në serialin e njohur “Baywatch”, duke i hapur dyert në botën e Hollywood-it. Ai vazhdoi të ndërtojë karrierën e tij përmes serive dhe filmave të ndryshëm televizivë. Përparësia e madhe në karrierën e tij erdhi kur mori rolin e Khala Drogo në serinë “Game of Thrones”. Performanca e tij si luftëtar i famshëm i solli atij famë ndërkombëtare.
View this post on Instagram
Gjeneratat e reja e njohin për rolin e tij në filmin “Aquaman”, ku luajti së bashku me Amber Heard. Mediat ndërkombëtare raportuan se filmi fitoi mbi një miliard dollarë. Variety publikoi detajet e shënimeve të terapistes Dawn Hughes, të cilat ishin përdorur gjatë gjyqit të aktores së famshme dhe ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp. Amber, ndër të tjera, foli për xhirimet e “Aquaman 2”.
Ajo pretendoi se Jason e provokonte qëllimisht gjatë xhirimeve të filmit duke u veshur si Johnny Depp. Ajo tha se ai madje mbante dhe unaza si ai dhe përpiqej ta shpërqendronte dhe ta bënte të humbiste punën. Ajo shtoi se ai vinte në xhirime në gjendje të dukshme të dehur.

Përfaqësuesi për media i aktorit mohoi këto akuza. “Jason Momoa është sjellë profesionalisht gjatë gjithë kohës në xhirimet e ‘Aquaman and the Lost Kingdom'”, tha ai. Një burim i afërt me aktorët në set deklaroi se “Jason herë pas here pëlqen të pijë një birrë si të gjithë, por nuk shfaqet në set i dehur dhe as nuk vishet si Johnny Depp”.
Jason Momoa dhe Lisa Bonet filluan lidhjen e tyre në vitin 2005, dhe 12 vjet më vonë u martuan në një ceremoni të vogël, intime. Që nga momenti që u njohën, Jason haptazi pranonte dashurinë e tij të gjatë për Lisën, të cilën e kishte ndjekur që nga ditët e tij të adoleshencës kur e shikonte në serialin “The Cosby Show”.

Ata kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Lola Iolani dhe djalin Nakoa-Wolf. Çifti i famshëm njoftoi në rrjetet sociale në vitin 2022 se ishin ndarë. “Të gjithë kemi ndjerë presionin dhe ndryshimet e këtyre kohërave transformuese. Revolucioni po ndodh dhe familja jonë nuk është përjashtim. Ajo ka ndjerë dhe është rritur për shkak të ndryshimeve sizmike që po ndodhin”, shkruhej në deklaratë. Ata theksuan se dëshirojnë të vazhdojnë me dinjitet jetën e tyre.
Në janar të këtij viti, Lisa dorëzoi zyrtarisht dokumentet për divorc dhe kërkoi kujdestari të përbashkët për fëmijët.
Në fund të vitit 2008, ndërsa ishte në një restorant në Los Angeles, Momoa pati një përleshje fizike me një burrë me emrin Dominic Bando, i cili i theu një gotë birre në fytyrë. Momoa pësoi një plagë që kërkoi mbi 140 qepje. Megjithatë, aktori beson se plaga në një farë mënyre i ka ndihmuar. Për mediat amerikane, ai ka deklaruar disa herë se gjithmonë e kanë quajtur “djali i bukur”, por plaga në vetull e ndihmoi të largohej nga ai imazh dhe të merrte role të tipave të rrezikshëm.

Momoa është ende një dashamirës i natyrës dhe aktivist për mbrojtjen e mjedisit. Ai shpesh përdor famën e tij për të tërhequr vëmendjen mbi çështjet që lidhen me ruajtjen e oqeaneve dhe mbrojtjen e mjedisit. Disa vite më parë, Momoa njoftoi se do të bashkëpunojë me kompaninë Ball Corporation për të krijuar një linjë të re të ujit në kanaçe, raporton The Hollywood Reporter.
Ai theksoi rëndësinë e kalimit nga shishet plastike të ujit tek kanaçet e aluminit që mund të riciklohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Po jam në kontakt me Eglin”, Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë – banorët ia shpjegojnë që është shtet

“Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time” – operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker