Disa njerëzve u janë dashur një jetë e tërë që të fitojnë miliardëshin e parë, por tani një gjë e tillë po arrihet madje brenda një periudhe të shkurtër kohore. E gjithë kjo po ndodh falë tregtisë së lirë, zhvillimit ekonomik dhe avancimit të teknologjisë informative dhe mjeteve të transportit.

Megjithatë shumica e pasanikëve në botë miliardat e para i kanë fituar shpejt siç është rasti i Jeff Bezos, pronar i Amazon, Bill Gates nga Microsoft, Larry Ellison me Oracle dhe Mark  Zuckerberg me rrjetin e famshëm social Facebook, transmeton Telegrafi.


Njeriut më të pasur në botë, Jeff Bezos i janë dashur pesë vite që një miliardëshin e parë ta fitojë, derisa Mark Zuckerbergut hiq më shumë se tre vite.

1 224

Por, jo të gjithë me këtë shpejtësi kanë arritur të bëhen miliarder. Bill Gates dhe Larry Ellison kanë punuar shumë për të bërë boom gjatë viteve të 90-ta në fushën e teknologjisë informative,duke sjell në treg Microsoft. Kështu atyre u janë dashur 11 vite, respektivisht 16 që të fitojnë milardëshin e parë.

Rasti i njëjtë është edhe me Warren Buffet, Amancio Ortega, Carlos Slim Helu dhe Sheldon Adelson që punuan pandërprerë për dekada të tëra për të fituar statusin e miliarderit.

Jeff Bezos (Amazon), milionëshin e parë e fitoi brenda tre viteve, kurse miliardëshin e parë për pesë vite

2 104

Jeff Bezos, 55-vjeç, konsiderohet si njeriu më i pasur në botë me një pasuri neto prej 131 miliardë dollarë dhe njihet si themelues i Amazon, ku e gjithë ideja filloi në garazhin e shtëpisë në Seattle.  Ai fitoi milionëshin e parë për tre vite me Amazon, dhe më pas fal biznesit që i lulëzoi me shpejtësi të madhe për dy vite tjera arriti ta fitojë miliardëshin e parë.

Bill Gates (Microsoft), milionëshin e parë e fitoi për gjashtë vite, kurse miliardëshin e parë për 11 vite

3 83

Bill Gates, 63-vjeç, është një nga njerëzit më të famshëm në botë në veçanti në fushën e teknologjisë informative, pas lansimit të Microsoft në vitin 1975. Pasuria e tij vlerësohet të jetë 96.5 miliardë dollarë, ku revista Forbes e rëndit atë si njeriun e dytë më të pasur në botë.

Warren Buffet (Berkshire Hathaëay), milionëshin e parë e fitoi për pesë vite, e miliardëshin pas 31 viteve

4 72

Warren Buffet, 88-vjeç, "Oracle of Omaha" gjithashtu konsiderohet si një nga investitorët më të famshëm në botë, dhe aktualisht menaxhon Berkshire Hathaway që ka në pronësi GEICO, që i prodhon bateritë Duracell dhe zinxhirin e lokale që servojnë ushqim të shpejtë Dairy Queen. Pasuria e tij neto vlerësohet të jetë 82.5 miliardë dollarë, dhe është njeriu i tretë më i pasur në botë, pas Bezos dhe Gates. Buffet ka fituar milionëshin e parë për pesë vite.

Carlos Slim Helu (America Movil), milionëshin e parë e fitoi për katër vite, e miliardëshin për 30

5 61

Carlos Slim Helu, 66-vjeç, është njeriu më i pasur në Meksikë dhe pasuria e tij neto vlerësohet të jetë rreth 64 miliardë dollarë. Megjithatë edhe pse ka miliarda dollarë pasuri, ai jeton në një shtëpi modeste me gjashtë dhoma gjumi të cilën e ka në pronësi për më shumë se 40 vite.

Amancio Ortega (Inditex), milionëshin e parë e fitoi për 11 vite, e miliardëshin për 27

6 50

Amancio Ortega, 83-vjeç, është biznesmen spanjoll dhe njëherit themelues i Inditex që njihet për Zara, E fal këtij biznesi ai sot konsiderohet si njëri nga njerëzit më të pasur në Evropë. Dyqanin e parë të Zaras e hapi në vitin 1975 së bashku me gruan Rosalia Mera, dhe kështu për 11 vite punuan shumë që të fitojnë milionëshin e parë, e pasuria e tij vlerësohet të jetë 62.7 miliardë dollarë.

Larry Ellison (Oracle), milionëshin e parë e fitoi për nëntë vite, e miliardëshin për 16

7 43

Larry Ellison, 74-vjeç, është pronar i Oracle që e themeloi në vitin 1977, e milionëshin e parë e fitoi pas 9 viteve punë të palodhshme. Pasuria e tij kap shumën e 62.5 miliardë dollarë. Është jeta e tij private që ka bërë shumë bujë nëpër media, për faktin se është martuar katër dhe shkurorëzuar katër herë. Ai ka në pronësi shumë shtëpi, jahte e aeroplanë.

Mark Zuckerberg (Facebook), milionëshin e parë e fitoi për dy vite, e miliardëshin për tre

8 35

Mark Zuckerberg, 35-vjeç, krijoi Facemash, paraardhësi i Facebook dhe atë brenda dhomës së konviktit sa ishte student i Universitetit të Harvardit në vitin 2003. Sot pasuria e tij vlerësohet të jetë 62.3 miliardë dollarë, e milionëshin e parë e fitoi për dy vite.

Michael Bloomberg (Bloomberg), milionëshin e parë e fitoi për shtatë vite, e miliardëshin për 28 vite

9 31

Michael Bloomberg, 77-vjeç, raportohet se ka pasuri prej 55.5 miliardë dollarë e sipas tij milionëshin e parë e ka fituar për shtatë vite. Karrierën e filloi në Wall Street në vitin 1966. E 15 vitet e ardhshme të karrierës së tij si investitor, i mundësuan atij që të fiton miliarda dollarë.

Larry Page dhe Sergey Brin (Alphabet), milionëshin e parë e fituan për një vit, e miliardëshin për pesë

10 29

Larry Page, 46-vjeç, është drejtor ekzekutiv i Alphabet, e fusha e teknologjisë informative i ka mundësuar atij që të ketë miliarda dollarë, më saktësisht 50.8 miliardë. Ai thotë se milionëshin e parë e ka fituar për vetëm një vit. Në vitin 1998, Page dhe partneri i tij Sergey Brin, 45-vjeç, investuan 100 mijë dollarë në Google, por ja që sot konsiderohen si njerëz shumë të pasur.

Steve Ballmer (Microsoft), milionëshin e parë e fitoi për gjashtë vite, e miliardëshin për tetë

11 23

Steve Ballmer, 63-vjeç, kishte hequr dorë nga Stanford për të vazhduar karrierën me ish-kolegun nga Harvardi, Bill Gates, me të cilin filluan punën me Microsoft. Pasuria e tij neto vlerësohet të shkojë deri në 41.2 miliardë dollarë. Thotë se milionëshin e parë e fitoi për gjashtë vite.

Ma Huateng (Tencent), milionëshin e parë e fitoi për tre vite, e miliardëshin për gjashtë

12 19

Ma Huateng i njohur si Pony Ma, është 47-vjeç dhe është drejtor ekzekutiv i gjigantit kinez Tencent Holdings, që ka në pronësi aplikacionin për shkëmbim të mesazheve WeChat që numëron miliarda përdorues. Në vitin 1998 fitoi epitetin e bashkëthemeluesit të Tencent, kurse sot pasuria e tij është hiq më pak se 38.8 miliardë dollarë. Pretendon se milionëshin e parë ka arritur ta fitojë për tre vite.

Jack Ma (Alibaba), milionëshin e parë e fitoi për më pak se një vit, e miliardëshin për dhjetë vite

13 16

Jack Ma, 54-vjeç, është themelues i Alibaba, një nga ueb-faqet më të njohura të Kinës ngjashëm me atë të Amazon. Pasuria e ish-mësuesit të gjuhës angleze, kapë vlerën e 37.3 miliardë dollarë dhe thotë se milionëshin e parë e ka fituar për më pak se një vit. Fillimisht themeloi agjencinë e përkthimeve Haibo që kryente përkthime në gjuhën angleze e me kalimin e viteve krijoi faqet kineze që përktheheshin dhe në gjuhën angleze.

Huika Yan (Evergrande), milionëshin e parë e fitoi për tre vite, e miliardëshin për 13

14 12

Huika Yan, 51-vjeç, është një nga njerëzit më të fuqishëm të Hong Kongut, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë 36.2 miliardë dollarë. Yan thotë se milionëshin e parë e ka fituar për tre vite dhe kështu me punë të vazhdueshme e arriti edhe miliardëshin e parë pas gjashtë viteve tjera. Karrierën e filloi si punëtor në një fabrikë të çelikut, e pas përfundimit të kolegjit në vitin 1982 filloi të merret me patundshmëri.

Sheldon Adelson (Las Vegas Sands), milionëshin e parë e fitoi për 12 vite, e miliardëshin për 53

15 11

Sheldon Adelson, 85-vjeç, fitoi para të majme me agjenci të patundshmërisë, ku pas suksesit të madh u bë drejtor ekzekutiv i Las Vegas Sands. Milionshin e parë e fitoi për 12 vitet e karrierës së tij si investitor, por i janë dashur edhe 41 tjera që të fiton miliardëshin e parë. Sot pasuria e tij kapë vlerën e 35.1 miliardë dollarë. /Telegrafi/