Sulmuesi i Sheffield Wednesday, Atdhe Nuhiu, mund të startojë sot për Kosovën në mungesë të Vedat Muriqit në një ndeshje vendimtare për kualifikimin në Euro 2020, kundër Republikës së Çekisë.  

Nuhiu i ka shikuar nga banka të gjitha ndeshjet kualifikuese deri më tani dhe kthimi i tij në ekipin bazë, do të vijë pas një viti.


Nuhiu me trupin që ka mund ta bëjë të njëjtë punë që e bënte edhe Muriqi, të luftojë.

Komentatori i RTK-së, Arben Berisha, në një intervistë për mediumin anglez The Star, është përgjigjur për historikun e Kosovës dhe Atdhe Nuhiun.

35687040 10217441468415640 2192311785036447744 n Komentatori i RTK-së, Arben Berisha

“Nuhiu? Kur ai u bashkua me Kosovën kishte respekt të madh. Ai ende e ka këtë respekt, por nuk ka qenë në fushë shpesh shkaku i formës shumë të mirë të Muriqit”.

“Problemi që e ka Nuhiu, përveç Muriqit si në klub ashtu edhe në kombëtare, është se ka bashkëlojtar me profil të njëjtë. Ata të dy janë të gjatë, kanë stil të njëjtë loje, por Nuhiu nuk është aq i shpejtë sa Muriqi”.

image 1 Atdhe Nuhiu në ndeshjet e para me Kosovën

“Ky mund të jetë rasti i tij. Ta shohim se a do të luajë si startues”, ka thënë Berisha për The Star.

Vetëm Nuhiu në një intervistë për The Star dhjetorin e kaluar, kishte folur për vështirësitë që i kishte pasur në luftë dhe ikjen nga qytetit i lindjes Prishtina me familje.

“Atdheu ka lindur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, por ai është nga një pjesë e tjetër e Kosovës që aktualisht gjendet jashtë kufijve tanë”.

image Nuhiu te Sheffield

“Ai është nga Lugina e Preshevës, që është aktualisht nën Serbi. Ai ka aq shumë tifozë nga ajo anë që ne e quajmë Kosova Lindore dhe fëmijët e mbajnë veshur fanellat e tij. Atdhe Nuhiu është çdo kund”.

Tony Blair ka luajtur rol të madh në çlirimin e Kosovës, kur intervenoi NATO.

Shumë fëmijë e mbajnë emrin Tonibler në vendin tonë.

“Përkrahja që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë njerëzve të Kosovës nuk do të harrohet kurrë”, tregon Berisha për The Star.

72174631 2808729969150702 4560266416556605440 o Nuhiu në ndeshjen e fundit me Kosovën (Foto: Ridvan Slivova)

Tutje Berisha shpjegon që pas Shqipërisë, ekipi kombëtare që përkrahet më së shumti në vendin tonë është Anglia dhe se jemi të lumtur që do të luajnë në vendin tonë. /Telegrafi/

telegrafi sport app