Site icon Telegrafi

Nga aksidenti në Grashticë, ka vdekur personi i cili po trajtohej në QKUK

Një person ka ndërruar në QKUK i cili ishte duke u trajtuar pas një aksident i cili kishte ndodhur ditë më parë mes dy automjeteve dhe një autobusi në fshatin Grashticë të Prishtinës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se kishte ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve dhe një autobusi me drejtues: një femër dhe dy meshkuj kosovarë.  Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe dy femra kosovarë, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor.  Lidhur me rastin me 27.02.2025  është raportuar se viktima mashkull i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK  ka  ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version