Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 23 tetor do të hyjë në fuqi ndryshimi i shtrirjes së rrjedhjes së autobusëve në linjat: 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C.

Po ashtu, në njoftim thuhet se është funksionalizuar linja Nr: 19 Prishtinë - Kishnicë sipas orarit: Prishtinë: 06:30, 11:30, 16:30 dhe 19:30. Kishnicë: 07:00, 12:00, 17:00 dhe 20:00, transmeton Telegrafi.


Stacioni fillestar i kësaj linje do të jetë te rrethi i Flamurit, ndërsa ai përfundimtar tek rruga "Ibrahim Rugova" në Kishnicë.

"Këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të shërbimit dhe efikasitetit të transportit publik në kryeqytet", bëhet e ditur në njoftim. /Telegrafi/

1 66 1

1a 1

3 15 1

3b 1

3c 1

4 15 1

7c 1

15 2 1