LAJMI I FUNDIT:

Nga 2-0 në 2-3 para pjesës së parë, rikthimi i Marseilles ndaj Nices së Balotellit që nuk duhet ta humbisni (Video)

Nga 2-0 në 2-3 para pjesës së parë, rikthimi i Marseilles ndaj Nices së Balotellit që nuk duhet ta humbisni (Video)

Marseille konfirmohet si forca e tretë e Ligue 1, pas fitores 4-2 me përmbysje në fushën e Nice.

Një duel dramatik ai në “Allianz Riviera”, ku vendasit ishin në avantazhin e dy golave pas vetëm 16 minutave lojë, me Mario Balotellin dhe Jean Seri.

Balotelli tani ka shënuar 16 gola në 16 ndeshje për Nicen në Ligue 1

Marseille rihapi çdo diskutim, me Ocampos që shkurtoi diferencën në të 26-ën, ndërsa e pabesueshmja ndodhi në sekondat e fundit të pjesës së parë të lojës. Autogoli i Lees Melou dhe goli i dytë personal i Ocampos bën që Marseille të përmbyste gjithçka në favorin e saj në përfundim të pjesës së parë.


Luiz Gustavo vulosi fitoren 4-2 të Marseille, me mesfushorin brazilian që e la skuadrën e tij në inferioritet numerik pak pasi kishte kaluar një orë lojë.

Një episod që nuk u shfrytëzua nga Nice, ku madje Alessane Plea shpërdoroi edhe një penallti në të 82-ën, që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës.

Ndeshja e ardhshme e Marseille është ndaj Strasbourg. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori