Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar sot procesin e hedhjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Numrat e renditjes për këtë proces variojnë nga 111 deri në 134, dhe subjektet politike tashmë kanë marrë pozicionet e tyre zyrtare.

Renditja e subjekteve të mëdha politike në fletëvotim:


116 – Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

122 – NISMA Socialdemokrate

123 - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

127 – Lista Serbe

129 – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

130- Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Gjatë dy javëve të fundit, KQZ ka zhvilluar përgatitje intensive për mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor, duke përfunduar me sukses një nga hapat më të rëndësishëm – përcaktimin e renditjes së partive në fletëvotim.

Në vijim të këtij procesi, KQZ do të kalojë në fazat tjera teknike, përfshirë miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimeve, si dhe përgatitjet për votimin me postë për qytetarët që jetojnë jashtë vendit.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike që të tregojnë përgjegjësi dhe etikë gjatë procesit zgjedhor.

“Ftoj të gjitha subjektet politike dhe kandidatët që angazhimin e tyre ta zhvillojnë në frymë të bashkëpunimit, respektit dhe përkushtimit ndaj rregullave dhe ligjeve zgjedhore,” deklaroi ai.

Renditja e subjketeve tjera politike:

111 – Nova Demokratska Stranka (NDS)

112 – Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP)

113 – Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar

114 – Fjala

115 – Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës

116 – Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

117 – Nisma Qytetare për Kosovë

118 – JGP Paria Unike Gorane

119 – Kandidati i pavarur Nexhmedin Sedillar

120 – Partia Liberale Egjiptiane

121 – Kosovski Savez

122 – NISMA Socialdemokrate

124 – Kosovaki Nevi Romani Partia

125 – Koalicioni PAI-PDAK-LPB

126 – Unioni Socialdemokrat (SDU)

127 – Lista Serbe

128 – Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës

129 – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

131 – PSA

132 – Koalicioni Vakat

133 – Partia Rome e Bashkuar e Kosovës

134 – Za Slobodu Pravdu i Opstanak ./Telegrafi/