LAJMI I FUNDIT:

NewsCast – aplikacioni që i lexon lajmet për juve!

NewsCast – aplikacioni që i lexon lajmet për juve!

Microsoft është duke e testuar një aplikacion të ri të quajtur Newscast, që e bën një listë të lajmeve dhe përmbledhjeve dhe i lexon ato për ju, thuhet sipas Neowin.

Publikimi për këtë aplikacion erdhi pasi aplikacioni u shfaq në domenin Microsoft Azure Web ku i njëjti ishte në dispozicion për shkarkim.

Në të, kompania përmendi se programi u krijua nga ekipi i Bing dhe se ka për qëllim ta bëjë ditën e përdoruesve të saj më produktive, duke mundësuar dëgjimin e lajmeve edhe gjatë vozitjes së makinës, apo lëvizjes në transport publik.

Newscast thuhet se e përdor teknologjinë e Bing – text-to-speech i cili lexon tekstet që zgjasin deri në 30 sekonda, megjithëse zëri nuk është aq organike sa ai i Cortana-së.


Aplikacioni gjithashtu ju lejon ta ruani përmbledhjen për dëgjim të mëvonshëm si dhe ka një buton për feedback nga përdoruesit. (Telegrafi)