LAJMI I FUNDIT:

Newcastle po e mposhtë Chelsean dhe Unitedin për transferimin e parë të janarit

Newcastle po e mposhtë Chelsean dhe Unitedin për transferimin e parë të janarit

Sipas raportimeve, Newcastle United dëshiron të mposhtë Chelsean dhe Manchester United për transferimin e yllit të Marseilles, Boubacar Kamara.

22-vjeçari është një lojtar i lirë në fund të sezonit dhe ka tërhequr interesin nga skuadra e mëdha të Ligës Premier.

Por, Neëcastle është i vendosur për të bërë një ofertë të vonë për Kamaran, sipas Alan Nixon nga The Sun.


Imazhi: PA

Magpies kanë organizuar bisedime me përfaqësuesit e Kamara dhe janë të gatshëm të paguajnë rreth 10 milionë euro për shërbimet e tij.

Skuadrat e tjera preferojnë të presin deri në verë, kur kontrata e tij skadon dhe ta marrin si të lirë.

Kjo mund t’i japë Newcastles mundësinë e përsosur për të rrëmbyer atë dhe ta finalizojnë para klubeve të tjera të mëdha.

Me fondet e tyre të reja, shumë kishin pritur që Newcastle t’i shpenzonte paratë direkt nga fillimi për të përmirësuar skuadrën e tyre.

Por, klubi është i kujdesshëm për ta bërë këtë dhe për të vendosur një precedent të rrezikshëm ku ata vazhdimisht paguajnë shanset për nënshkrime.

The Magpies po ashtu po tentojnë të transferojnë edhe mbrojtësin e Atletico Madridit dhe Anglisë, Kieran Trippier si objektivin kryesor, me ekspertin e transferimeve Fabrizio Romano që raporton se klubi është duke pritur për një “propozim zyrtar” për të.

Atletico me sa duket refuzoi një ofertë prej 14 milionë eurosh nga Manchester United gjatë verës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori