Newcastle fitore të madhe për Ligën e Kampionëve, fundos Evertonin

Newcastle ka shënuar fitore si mysafir i Evertonit me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 33-të.
Në pjesën e parë shënoi Callum Wilson, ndërsa edhe pse kishte raste tjera, gola më nuk kishte.
Joelinton shënoi për 2-0 në mesin e pjesës së dytë, ndërsa Wilson konfirmoi fitoren kur shënoi për 3-0.
Dwight McNeil u mundua të hap sfidën kur shënoi për 3-1.
Por Jacob Murphy shënoi në fund për 4-1 duke konfirmuar fitoren e 17-të sezonale.
‘Laraskat’ janë në vendin e tretë me 62 pikë, ndërsa Everton ka 28 pikë dhe është në vendin e 19-të. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































