Gazeta e njohur amerikane New York Times i ka kushtuar sot një shkrim shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare. Kritikja e letërsisë Cynthia Haven I kushton një analizë romanit “Vajza në ekzil, Requiem për Linda B” ose siç është titulli në gjuhën shqipe “E penguara”, përkthyer në anglisht nga John Hodgson.
“Lexuesit e Ismail Kadaresë habiten çdo vit kur komiteti i çmimeve të Nobelit shpallin fituesin. Shkrimtari më I madh shqiptar fitues i çmimit Man Booker International, Çmimit të Jeruzalemit dhe shumë çmimeve e nderimeve të tjera tashmë është 82 vjeç.
Romani “Vajza në ekzil” botuar në shqip në vitin 2009 mund të rindezë shpresat për një vlerësim tjetër. Ajo çfarë veçon kritikja Haven është gjuha shqipe, e bërë ndërkombëtare përmes librave të këtij shkrimtari, ndërsa ndalet dhe tek jeta e tij nën regjimin komunist. “E penguara” është një roman ku flitet për nostalgjinë e Tiranës. “Kafe Flora”, kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe”, kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel “Dajtit”.
Kjo nostalgji epokash të përziera për kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet. Kjo është “e penguara”, vajza tetëmbëdhjetë vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit. Fundi i saj, është tepër tragjik, përfundon me vetëvrasje. Kryedramaturgu Rudia Stafa , është, bartësi kryesor i kësaj ngjarjeje, i cili padjallëzisht i nënshkruan një libër një vajze të panjohur. Shkas për nënshkrimin e këtij libri , bëhet shoqja e Lindës, Migena. Migena krijon një marrëdhënie me dramaturgun , të cilën e mban te fshehur nga shoqja e saj e ngushtë. Në të njëjtën kohë, ky veprim i Migenës i pafalshëm, ishte tradhti ndaj shoqes së saj , por edhe fillimi i problemeve të mëdha për Rudianin. Rudiani thërritet në komitetin e partisë, pa e ditur përse-në.
Atje ai përballet me një sprovë të dyfishtë, ku nga njëra anë mundohej të kuptonte vështirësitë ku ndodhej dhe nga ana tjetër përpiqet te kuptojë të vërtetën që ka të bëjë me Linda B. Kapërcimi i zonave të rrezikshme , është një kapërcim i ankthshëm e tronditës por dhe hulumtues e ndërgjegjes. Në këtë mënyrë ai arrin të kuptojë shumë gjëra rreth fatit të tij dhe fatit të të tjerëve. Vetëvrasja e Lindës ka motive konkrete , por dhe të panjohura. Duke mbyllur jëtën tragjikisht, Linda na jep të kuptojmë iluzionin jetësor që tingëllon si një metaforë e zezë ekzistenciale. Figura e Lindës është një realitet i zymtë e rrëqethës. Ajo përnjëmend është një qenie njerëzore , por pa të drejta jetësore. Fati tragjik i Lindës, lidhur me dramën e Rudianit është një gërshetim tepër i ndërlikuar, një dramë me thelb të dyfishtë, një rrëshqitje e padukshme nga rrafshi i zhvillimit të gjallëruar në përzierje të gjërave me prejardhje të kundërt. Kjo vepër merr përmasa të gjera dramatike në brendinë e vet, si një strukturë që ngrihet mbi vetë zhanrin e dramës artistike dhe mbi vetë dramën reale që zhvillohet para syve të njeriut gjatë regjimit totalitar.
Sipas Kadaresë, “Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri. Vajzat shqiptare kanë thithur brengën shqiptare”. Ky libër ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare që pas përkthimit të tij në gjuhën angleze. /Gazeta Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Prizreni ruan monedhat ilire

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Tekstin e këngës “Kur më vjen burri nga stani”, Tefta Tashkos ia shkroi Lasgush Poradeci

Për ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!

Verorja - simboli i ardhjes së pranverës tashmë pjesë e UNESCO-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës