Skuadra prizrenase, New Basket, është shpallur kampion i Kosovës për kategorinë U-16 në konkurrencën e meshkujve.

New Basket në ndeshjen në finale në Gjilan ka mundur Dritën me rezultat 54-63, për tu kurorëzuar me titullin e kampionit.


Kupën kapitenit të New Basket ia dorëzoi Anëtari i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Bislimi.

New Basket edhe në garat e rregullta ishte në vendin e parë, duke shënuar 13 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, njëherësh skuadra e vetme pa humbje.

new3 (Foto: basketbolli.com)

telegrafi sport app