LAJMI I FUNDIT:

“Neue Zürcher Zeitung”: Gjyqtarëve të Kosovës po u zihet fryma

“Neue Zürcher Zeitung”: Gjyqtarëve të Kosovës po u zihet fryma
????????????????????????????????????

E përditshmja më e vjetër europiane dhe një nga gazetat më të respektuara në botë, “Neue Zürcher Zeitung” në numrin e së hënës ka sjellur një vëzhgim interesant për gjendjen e drejtësisë në Kosovë, konkretisht për Pallatin e Drejtësisë.

Ka shumë arsye pse Drejtësia në Kosovë po funksionon kaq keq. Jo vetëm nepotizmi e korrupsioni janë fajtorë. Gjyqtarëve u mungon edhe ajri, shkruan gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”, gtransmeton Gazeta Blic.

Prej vitit të kaluar Kosova e ka një Pallat të Drejtësisë. Në periferi të Prishtinës qëndron një kompleks i gjerë ndërtesash prej betoni, çeliku dhe xhami. Këtu janë vendosur autoritetet më të rëndësishme gjyqësore të vendit. Në vitin 2011 ishte vënë gurëthemeli. Më parë autoritetet kishin marrë në mënyrë të rregullt një studim fizibiliteti. Pas kësaj, BE-ja dhe 25 milionë Euro kurse Qeveria e Kosovës shtoi edhe 5 milionë Euro për këtë projekt. Në fjalën e tij, përfaqësuesi i BE-së për vendin të pranishmëve ua kujtoi sesi duhet patur parasysh rëndësinë e një sistemi funksional gjyqësor për demokracinë dhe “perspektivën evropiane” të Kosovës. Atij iu lejua për të përfunduar fjalën për hir të edukatës.


Pastaj punët i mori një firmë bullgaro-kosovare e ndërtimit.

Gjithsesi, e tëra zgjati rreth dy herë më gjatë sesa qe planifikuar derisa u përurua Pallati i Drejtësisë në Marsin e vitit 2015. Përsëri pati fjalime: Ministri i Drejtësisë shprehu bindjen se në këto hapësira të reja do të ketë mundësi për të punuar shumë më mirë në shërbim të drejtësisë dhe se asgjë më s’do të shpëtojë nga dora dhe – për të mirën e të gjithëve. Sepse në fakt gjyqësia atje po shtyen një mal frikshëm me rastet e hapura. Gëzimi nuk zgjati shumë. Defektet e ndërtimit u bënë shumë të dukshme. Si, e pyesnin shumë njerëz veteb mund të ishin dhënë aq shumë para për të ndërtuar në mënyrë kaq të keqe? Pesë muaj më vonë u ngrit një komision hetimor.

Para ca kohësh u ndalua një kamion në një postbllok. Aty mund të ishin dosje të cilat ishin nisur në drejtim të Bullgarisë. Zyrtarët vëmendshëm konstatuan se brenda ishin dokumente që kanë të bëjnë me ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë. Komisioni Hetues tani është duke shpresuar për të gjetur se si erdhi deri tek ndërtimi i atij pirgu ku tubat pikojnë, njerëzit mbeten të mbërthyer në ashensor, dyert zvarriten dhe zyrtarët gjyqësorë paken nga mungesa e ajrit. Mbi të gjitha, ata duan të dinë pse përmbajtja e oksigjenit në ndërtesë brenda është nën nivelin e masës së parashikuar. Vetëm më pas, popullit mund t”i shpjegohet pse gjyqtarët dhe prokurorët po rrëzohen në karriga!/NZZ/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori