Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kritikuar ashpër politikën e Turqisë ndaj Izraelit dhe sionizmit, duke e cilësuar qëndrimin e Ankarasë si “shumë armiqësor” në vitet e fundit.

“Është fatkeqësi, sepse nuk duhet të ketë përplasje midis nesh”, tha ai, duke theksuar rëndësinë e një marrëdhënieje më të qëndrueshme rajonale.


Lideri izraelit gjithashtu paralajmëroi për pasojat që do të kishte mungesa e Izraelit në Lindjen e Mesme.

“Nëse Izraeli nuk do të ishte këtu, nuk do të kishte Lindje të Mesme. Ajo do të rrëzohej nga Irani brenda dy sekondash”, shtoi udhëheqësi izraelit.

Deklaratat e Netanyahut theksojnë tensionet e vazhdueshme në rajon dhe rëndësinë strategjike të Izraelit në Lindjen e Mesme.

Ndryshe, Izraeli ka rinisur sot sulmet ndaj fqinjit, Libanit, ku cak janë militantët e Hezbollahut. /Telegrafi/