LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu, Blinkenit: Jemi të përgatitur të vazhdojmë luftën edhe pa juve

Netanyahu, Blinkenit: Jemi të përgatitur të vazhdojmë luftën edhe pa juve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu raportohet t’i ketë thënë Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken se Izraeli është i përgatitur të vazhdojë luftën i vetëm kundër Hamasit, ku kohët e fundit janë tensionuar marrëdhëniet mes dy aleatëve për konfliktin gjashtëmujor.

Në një takim kokë më kokë, Netanyahu deklaroi se i tha Blinkenit se vlerësonte mbështetjen e SHBA-së në luftën e saj kundër Hamasit dhe se Izraeli e pranon se duhet të mbrojë civilët.

Megjithatë, ai përsëriti planet për të hyrë në Rafah, ku më shumë se një milion njerëz janë në strehimore të improvizuara, raporton skynews.


Tri vende votuan kundër, draft rezoluta e sponsorizuar nga SHBA për armëpushimin në Gaza nuk kalon në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Lexo po ashtu Tri vende votuan kundër, draft rezoluta e sponsorizuar nga SHBA për armëpushimin në Gaza nuk kalon në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

“Unë thashë gjithashtu se nuk kemi asnjë mënyrë për ta mposhtur Hamasin pa shkuar në Rafah dhe pa eliminuar pjesën tjetër të batalioneve. I thashë se shpresoj ta bëjmë me mbështetjen e SHBA-së, por nëse duhet – do ta bëjmë vetëm”, tha ai në një deklaratë video për gazetarët.

Izraeli pretendon se Rafah është bastioni i fundit i militantëve të Hamasit dhe se ka një plan për të evakuuar civilët.

Ndryshe, Uashingtoni thotë se një sulm tokësor do të ishte një “gabim” dhe do të shkaktonte shumë dëm për ata që janë zhvendosur atje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori