LAJMI I FUNDIT:

Nesër, tetë orë pa ujë një pjesë e zonës Qendra në Pejë

Nesër, tetë orë pa ujë një pjesë e zonës Qendra në Pejë

Banorët e disa rrugëve në pjesën Qendra të Pejës të premten do të mbesin pa ujë të pijshëm prej orës 08:30 deri në orën 16:00, pasi do të sanohet një avari në një gyp furnizues.

Zyra për Media e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë ka njoftuar se nesër do të zhvillohen punime në gypin furnizues DN 200, për çfarë rrjedhimisht do ketë edhe ndërprerje të furnizimit me ujë për konsumatorët që furnizohen nga kjo linjë.

Sipas njoftimit të KRU “Hidrodrini” nga ora 08:30 minuta e deri në ora 16:00 të ditës së nesërme, furnizimi do të ndërpritet për konsumatorët e Bashkësisë Territoriale “Qendra”, respektivisht ata të rrugëve “Mbretëresha Teutë”, “Toni Blair”, “Isa Demaj” dhe “Musa Haxhiu”.


“Punimet vijnë si shkak i një avarie në gypin furnizues DN 200, me vendlokacion në Rrugën ‘Enver Hadri’ ku ekipet kanë punuar edhe sot”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi

“Për shkak të ndjeshmërisë së terrenit, objekteve në afërsi, nuk po ka mundësi të përdoret makineria e rëndë në sanim të problematikës dhe procesi i sanimit të defektit po ecën me dinamikë më të ngadaltë”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidrodrini”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori