Nesër seanca plenare e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës plenare.
Siç thuhet në njoftim, seanca do të fillojë në ora 10:00, transmeton Telegrafi.
Rendi i ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 4. Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë, 5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare, 6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, 7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020, 8. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 (të hënën më 14.06.2021).



















































