Nesër seanca e radhës e Kuvendit, shqyrtohet heqja e homologimit

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës plenare.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se seanca do të fillojë në ora 10:00, transmeton Telegrafi.
Në rend të ditës është edhe ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për automjete.
Rendi i ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare, 4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete, 5. Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, 6. Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, 7. Zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, 8. Zgjedhja e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, 9. Propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19. /Telegrafi/









































